LAJMI I FUNDIT:

SHBA-ja raportoi 283 mijë raste të reja me coronavirus

SHBA-ja raportoi 283 mijë raste të reja me coronavirus

SHBA-ja raportoi 283 mijë raste të reja me coronavirus dhe 3,456 viktima të premten, bazuar në të dhënat e Universitetit John Hopkins.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, numri i përgjithshëm i të prekurve në SHBA u rrit në 21 milionë, ndërkohë rreth 368 mijë njerëz kanë ndërruar jetë që nga shpërthimi i pandemisë.

Lajmi vjen derisa punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe komunitetet punojnë për të shpërndarë vaksinat në të gjithë vendin.


Deri më tani, janë shpërndarë të paktën 22 milionë doza të vaksinës, dhe të paktën 6.6 milionë doza janë administruar.

Vendi ka miratuar deri më tani dy vaksina kundër coronavirusit, për të lehtësuar përhapjen e mëtejshme të rasteve. /Telegrafi/