LAJMI I FUNDIT:

SHBA-ja planifikon ta ndalojë TikTok-un, reagon shefi ekzekutiv i aplikacionit

SHBA-ja planifikon ta ndalojë TikTok-un, reagon shefi ekzekutiv i aplikacionit

Shefi ekzekutiv i TikTok-ut, Shou zi Chew, u ka bërë thirrje përdoruesve amerikan që të bllokojnë projektligjin i cili mund të ndalojë aplikacionin në SHBA.

Përmes një videoje të publikuar, Chew u bëri thirrje 170 milionë përdoruesve amerikan që të kundërshtojnë ndalimin e tij.

“Vazhdoni të ndani historitë tuaja, ndajini ato me miqtë tuaj, me familjen tuaj, ndajini ato me senatorët tuaj”, tha CEO i TikTok.


Bëhet e ditur se përdoruesit e aplikacionit kanë zhvilluar një fushatë për ndalimin e projektligjit, por ai mori shumicën e votave nga Dhoma e Përfaqësueve.

Nëse projektligji kalon, TikTok do të duhet të ndahet nga kompania e tij kineze mëmë ByteDance brenda gjashtë muajve, ose do të ndalohet në SHBA, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, edhe ish-presidenti Donald Trump gjatë vitit 2020 u përpoq të ndalonte përdorimin e aplikacionit nëse ai nuk blihej nga një kompani amerikane. Kjo pasi ai pretendonte se qeveria kineze po e përdorte atë dhe të dhënat e përdoruesve brenda tij për të spiunuar amerikanët.

Megjithëse ndalimi nuk hyri në fuqi, polemika vazhdoi.

Në vitin 2022, ByteDance konfirmoi se kishte përdorur të dhënat për të monitoruar vendndodhjet fizike të gazetarëve perëndimor përmes adresave IP të tyre.

Por, në apelin e tij përmes videos, Chew tha: “Gjatë viteve të fundit ne kemi investuar për t’i mbajtur të dhënat tuaja të sigurta dhe platformën tonë të lirë nga manipulimet e jashtme”.

Shefi ekzekutiv i aplikacionit është akuzuar vazhdimisht se ka lidhje me Partinë Komuniste Kineze, gjë të cilën ai e ka mohuar.

Ai e përfundoi videon duke u thënë përdoruesve që “t’i mbrojnë të drejtat e tyre kushtetuese”. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Shqipëria ndali qasjen në TikTok - VPN sheh rritje prej 1200 për qind të përdorimit për të hyrë në rrjet social

Shqipëria ndali qasjen në TikTok - VPN sheh rritje prej 1200 për qind të përdorimit për të hyrë në rrjet social

Teknologji
Gjeniu i teknologjisë – 13 vjeçari nga Kosova që kupton teknologjinë si një ekspert

Gjeniu i teknologjisë – 13 vjeçari nga Kosova që kupton teknologjinë si një ekspert

Teknologji
iPhone sjell ndryshime të mëdha për hartat - por jo të gjithë do të mund t’i përdorin

iPhone sjell ndryshime të mëdha për hartat - por jo të gjithë do të mund t’i përdorin

Teknologji
Iu deshën vetëm katër javë për ta trajnuar, kompania Foxconn prezanton modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale

Iu deshën vetëm katër javë për ta trajnuar, kompania Foxconn prezanton modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale

Teknologji
Kur do të prezantohet iPhone 17? Gjithçka që dihet

Kur do të prezantohet iPhone 17? Gjithçka që dihet

Teknologji
Microsoft do t'iu kërkojë të gjithë punëtorëve amerikanë dëshmi të vaksinimit

Microsoft do t'iu kërkojë të gjithë punëtorëve amerikanë dëshmi të vaksinimit

Kalo në kategori