LAJMI I FUNDIT:

SHBA-ja furnizon edhe me 81 tonë municione Ukrainën

SHBA-ja furnizon edhe me 81 tonë municione Ukrainën

Shtetet e Bashkuara kanë dërguar një tjetër kontigjent municionesh të ndryshëm në Ukrainë.

Kështu ka bërë të ditur ministri ukrainas i Mbrojtjes, Alexey Reznikov, i cili e ka falënderuar shtetin amerikan.

“Zogu i katërt ka sjellë tani 81 tonëmunicion të kalibrave të ndryshëm në Ukrainë. Javën e ardhshme ne presim aeroplanë të rinj amerikanë me ndihma ushtarako-teknike për të forcuar kapacitetet mbrojtëse të Ukrainës”, shkroi Reznikov në Twitter.


Sipas raportimeve të mediave, Shtetet e Bashkuara planifikojnë të dërgojnë 200 milionë dollarë ndihma ushtarake në Ukrainë, e cila përfshin municion, armë antitank dhe pushkë.

Theksojmë se Rusia deri më tani ka dërguar mbi 100 mijë trupa ushtarake në kufirin me shtetin ukrainas.

Pas paralajmërimeve të Bidenit, Rusia thotë se nuk dëshiron luftë në Ukrainë - por vazhdon të dërgojë trupa në kufi
Lexo po ashtu Pas paralajmërimeve të Bidenit, Rusia thotë se nuk dëshiron luftë në Ukrainë - por vazhdon të dërgojë trupa në kufi

Uashingtoni ka paralajmëruar se Moska zyrtare do ta pushtojë Ukrainën gjatë mesit të muajit të ardhshëm.

Ndryshe, SHBA-ja dhe aleatët perëndimor kanë bërë të ditur se do t’i japin një përgjigje të fortë në rast të sulmit rus në Ukrainë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Nuk është aq i rëndësishëm sa për të qenë pjesë e takimeve", Trump vazhdon ta godasë Zelenskyn

Botë
Mblidhen krerët e vendeve arabe - njëzëri kundërshtojnë planin e Trumpit për Gazën

Mblidhen krerët e vendeve arabe - njëzëri kundërshtojnë planin e Trumpit për Gazën

Azia
Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

Botë
Takimi midis Zelenskyt dhe të dërguarit të SHBA-së për luftën - mësohen detaje

Takimi midis Zelenskyt dhe të dërguarit të SHBA-së për luftën - mësohen detaje

Botë
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Kalo në kategori