LAJMI I FUNDIT:

SHBA-ja dhe Kina mbajnë takimin e tetë mbi tregtinë e lirë

SHBA-ja dhe Kina mbajnë takimin e tetë mbi tregtinë e lirë

Ka përfunduar raundi i tetë i konsultimeve dyditore ekonomiko-tregtare të nivelit të lartë ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës. Ky raund është bashkëdrejtuar nga përfaqësuesi amerikan i Tregtisë, Robert Lighthizer dhe sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin dhe zëvendëskryeministri kinez, Liu He.

Sipas njoftimit, dy palët diskutuan për përmbajtjet e marrëveshjes dhe arritën përparim të ri, përcjell Telegrafi.

Gjatë katër muajve të fundit, konsultimet e nivelit të lartë ekonomiko-tregtar midis SHBA-së dhe Kinës u zhvilluan për katër raunde dhe tani kanë hyrë në momentin më kyç. Ku në raundin e kaluar, dy palët zhvilluan bisedime rreth tekstit të marrëveshjes dhe arritën përparime të rëndësishme për shumë probleme konkrete, si transferimi i teknologjive, mbrojtja e të drejtave të pronësisë intelektuale, barrierat jotarifore, degën e shërbimeve, bujqësinë, kursin e këmbimit valutor, etj. Ndërsa, në këtë raund, palët vijuan diskutimet për përmbajtjet e marrëveshjes dhe patën progres të ri.


SHBA-ja dhe Kina afër marrëveshjes së tregtisë së lirë
Lexo po ashtu SHBA-ja dhe Kina afër marrëveshjes së tregtisë së lirë

Sipas të dhënave të publikuara më 27 mars nga sekretari amerikan i Tregtisë, në muajin janar 2019, SHBA-ja pati rritje prej 0.9 për qind në eksporte, por vëllimi i eksportit ndaj Kinës u ul në 7.1 miliardë dollarë amerikan, që është niveli më i ulët ky pas vitit 2010. Ndërkohë, nga të dhënat e palës kineze del se në dy muajt e parë të këtij viti kishte rënie të importit dhe eksportit me 20 për qind.

Udhëheqësit evropianë kërkojnë marrëdhënie reciproke tregtare me Kinën
Lexo po ashtu Udhëheqësit evropianë kërkojnë marrëdhënie reciproke tregtare me Kinën

Si pasojë e tensionit të vazhdueshëm tregtar ndërmjet SHBA-së dhe Kinës, Organizata e Zhvillimit dhe e Bashkëpunimit Ekonomik, ka ulur parashikimin e rritjes botërore nga 3.5 për qind në 3.3 për qind.

Duket qartë se shtimi tarifor mes dy palëve ka dëmtuar gjithnjë e më shumë dy vendet si dhe ekonominë botërore. /Telegrafi/