LAJMI I FUNDIT:

SHBA: Dëbohet personi i akuzuar për masakrën e Srebrenicës

SHBA: Dëbohet personi i akuzuar për masakrën e Srebrenicës

Oliver Dragiq, personi i akuzuar se ka shërbyer në një njësi paraushtarake, që ka marrë pjesë në masakrën e Srebrenicës në vitin 1995, me ç’rast forcat serbe të Bosnjës i kanë vrarë afro 8 mijë burra e djem myslimanë, do të dëbohet nga Shtetet e Bashkuara, sipas një marrëveshjeje të djeshme për pranim të fajit në një gjykatë amerikane.

Vitin e kaluar, qeveria amerikane e ka akuzuar Oliver Dragiqin, një imigrant me qëndrim në shtetin Ohjo, se ka dështuar të zbuloj se ka shërbyer në njësinë speciale policore në Bosnjë dhe në mënyrë mashtruese e ka fituar hyrjen në Shtetet e Bashkuara, në vitin 1998 si refugjat, kur ai pretendonte se ishte viktimë e luftës.

Dragiq, 42 vjeçar, është personi i fundit në pjesën veriore të shtetit amerikan Ohajo, të cilin prokurorët e kanë akuzuar viteve të fundit për fshehje të involvimit në luftën në Bosnjë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.


Oliver Dragiq ka pranuar se ka bërë deklarata të rrejshme, por i ka hedhur poshtë pohimet se ishte i përfshirë në masakrën e myslimanëve afër Srebrenicës në vitin 1995, që konsiderohet se ishte mizoria më e tmerrshme në tokën evropiane, pas Luftës së Dytë Botërore.

Pos, pranimit të fajit për disa akuza, Dragiq është pajtuar për tu dëbuar në Bosnjë-Hercegovinë. /Rel/

Në trend Botë

Më shumë
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

Serbia
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Kalo në kategori