LAJMI I FUNDIT:

Sfidat e qeverisë së ardhshme

Sfidat e qeverisë së ardhshme

Që nga 12 dhjetori, dita e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, Kosova është në pritje të qeverisë së re. Por, shpejt u pa se çështja e koalicionit nuk do të ishte edhe aq lehtë, sa mendohej fillimisht. Ndërkaq sa më shumë që po afrohet po bëhet e qarët se në Kosovë mund të ndodhë sërish një „koalicion i madh“ mes PDK-së, LDK-së, dhe AAK-së, ashtu si në vitin 2002, por me të vetmin dallim,tani është PDK që determinon mënyrën e koalicionit. Megjithëse zyrtarisht ende nuk ka asgjë konkrete, duket se AAK dhe LDK kanë lëvizur nga pozicionet e tyre fillestar shumë refuzuese dhe se kjo pritet të sforcohet edhe më shumë pas rivotimeve në Mitrovicë. Sa më shumë që PDK hesht, aq më zëshëm po flasin politikat e AAK dhe të LDK-së për një koalicion të madh.

Certifikimi i zgjedhjeve do ta qartësoj akoma se si do të duket përbërja e koalicionit për katër vitet ardhshme. Megjithëse përcaktimi i formulës qeverisëse i përket partisë fituese të zgjedhjeve, idea e lansuar në lidhje me formulën e ardhshme të qeverisë së Kosovës, për një koalicion gjithëpërfshirës, e propozuar nga LDK-ja, shihet si një opsion me më shumë përparësi, krahasuar me opsionin e AAK-së për qeverinë që do të përbëhej nga treshja, PDK, LDK dhe AAK. Vëzhguesit e zhvillimeve politike konstatojnë po ashtu se përcaktimi eventual i PDK-së për ndonjë formulë gjithëpërfshirëse apo koalicion me bazë të gjerë do të vinte në shprehje vetëm nëse ky subjekt politik vlerëson se me një koalicion të ngushtë, i cili do të prodhonte një qeveri të brishtë, do të mund të rrezikonte mandatin katërvjeçar

Zhvillimi ekonomik


Ashtu si Qeveria e Hashim Thaçit, i cili që nga vitit 2008 ishte Kryeministër i vendit, edhe qeveria e re një nga objektivat e saj më të rëndësishme duhet ta ketë çështjen e papunësisë, respektivisht krijimin e vendeve të reja të punës. Momentalisht Kosova është vendim me papunësi më të lartë në Evropë dhe ky fakt bënë që gjendja sociale të jetë permanent shpërthyese.

Është e tepërt të thuhet, gati të gjithë e thonë, qeveria e re duhet të ketë një program më të qartë dhe politika konkrete për krijimin e vendeve të reja të punës dhe për dhënien e më shumë parave për konsolidimin e kompanive vendore. Me këto para, për shembull, mund të krijohen parakushtet për gjallërimin e firmave të vogla, përkatësisht për nxitjen e prodhimit vendor, kështu që me këtë do të rritej edhe oferta për fuqi punëtore. Ndërmarrësit kosovarë që duan të hapin kompanitë e tyre prodhuese duhet ta ndiejnë dorën e shtetit. Natyrisht, kjo do të mund të bëhej me kursimin e shpenzimeve shtetërore, si dhe me ndryshimin politikave tatimore, në rend të parë ndaj prodhuesve dhe kompanive që gjenerojnë vende të reja pune. Në këtë mes hynë natyrisht edhe me ndërtimin e infrastrukturës rrugore, e cila është një nga parakushtet për zhvillim të qëndrueshëm.

Subvencionet janë para, të cilat shteti u jep ndërmarrjeve të caktuara, të cilat pa këto para nuk mund të jenë profitabile në kohën e një konkurrence jolojale dhe në kohën kur nuk gëzojnë mbrojtjen e shtetit përmes instrumenteve të caktuara, të cilat i aplikojnë edhe vendet e Bashkimit Evropian. Në Kosovë, për shembull, subvencione të tilla duhet të gëzojnë fermerët dhe prodhuesit bujqësor, respektivisht industria ushqimore, e cila mund të jetë shumë profitabile dhe fitimprurëse për vendin dhe në kohën kur duhet menduar që prodhimet e tilla mund të jenë atraktive edhe për tregun e Shqipërisë, e cila, sipas shumë parashikimeve, në dekadat e ardhshme do të ketë një hov në fushën e turizmit, si dhe për tregun e rajonit dhe në një të ardhme jo të largët konkurrente edhe në tregun evropian, Duke sikur kjo nuk ia vlen, që shteti të subvencionojë kompanitë vendore, sepse kjo kushton shumë këtu, por shteti duhet këtë ta mundëson që njerëzit që do të punojnë aty, të mos jenë të papunë dhe në këtë mënyrë shteti përfiton më shumë, sepse pastaj konsolidimi i firmave vendore do të krijonte shanset për uljen e papunësisë dhe uljen e çmimeve të produkteve ushqimore, të cilat tek ne aktualisht janë më të larta sesa në vendet më të zhvilluara të Bashkimit Evropian, ashtu siç është e lartë edhe shkalla e keqpërdorimeve dhe e korrupsionit..

Shëndetësia

Kosova është i vetmi vend në Evropë ku njerëzit nuk paguajnë dhe nuk kanë sigurimin shëndetësor. Fatkeqësisht gjithnjë e më pak qytetarët e Kosovës ndihen të sigurt në vendet e tyre të punës. Në anën tjetër, ata çdo vit paguajnë për sigurimin e makinave afërisht nga 250 euro, edhe pse këto sigurime më tepër janë si kusht për regjistrimin e makinave sesa vërtetë ato vlejnë për sigurimin e makinave. Si do të mund të dukej shëndetësia kosovare, sikur në vend të makinave, këto para të ishin investuar për sigurimin shëndetësor. Pavarësisht papunësisë së madhe, shqiptarët paguajnë më shumë se çdo qytetarë tjetër i rajonit për shëndetin e tyre, shërbimet mjekësore janë jo cilësore dhe shumë të kushtueshme në raport me standardin jetësor. Pos kësaj, gjithnjë e më pak qytetarë e Kosovës trajtohen në QKUK, e cila, ashtu si shumë institucione tjera të vendit, me katandisjen e saj alarmante paraqet imazhin tonë të vërtetë si komb dhe si shtet. 12 vjet që nga përfundimi i luftës në Kosovës, gjendja në këtë institucion publik shëndetësor ose ka mbetur e njëjtë ose është përkeqësuar edhe më shumë. Në horizont nuk duket ndonjë ndryshim.

Arsimi

Po ashtu, për familjet dhe fëmijët e tyre duhet bërë më shumë dhe më mirë. P.sh. në të ardhmen duhet të bëhet më e lehtë sigurimi i një vendi në kopsht fëmijësh dhe nga aty duhet të fillohet të ngritët niveli ynë i edukimit. Në shkolla dhe në universitete duhet të përmirësohet arsimimi, meqë dija është një parakusht i rëndësishëm që në Kosovë të ketë punë dhe mirëqenie. Në shkollat dhe në universitet tona ende kemi numra, cilësia në raport, jo vetëm me vendet evropiane, por edhe atyre të rajonit, është jashtëzakonisht e pakrahasueshme. Sot në Kosovë, mjafton të kesh fuqi politike ose financiare, që të bëhesh me titull më të lartë shkencor. Por cili është niveli i produktit shkencor. Sot fati në çdo fushë ke deficit të studiuesve të mirëfilltë shkencor, ndërsa në të njëjtën kohë kemi suficit të titujve master dhe të doktoratave, të cilat janë pa kurrfarë mbulese të mirëfilltë shkencore.

Prandaj, nuk është e rastit, që edhe për fusha të caktuara të shkencave shoqërore të kemi rezultate më kredibile në Perëndim sesa në Kosovë ose thënë më saktë, për Kosovën më mirë mësojmë nga librat e huaj se sa nga ato vendor. Për shembull, mjafton të përmenden prurjet shkencore si ato të Marc Weller, Holm Sundhausen, Oliver Schmitt, Noel Malcolm, James Petifer, Konrad Clewing, Robert Elsie e të tjerë, të cilët qëndrojnë shumë larg nivelit të studiuesve shqiptarë. Për më tepër, tek ne arsimi universitar, veçanërisht një pjesë bukur e madhe e personelit akademik, skajshmërisht është i politizuar ose rajonalizuar ( sot në një katedër mund të gjeni dhjetëra profesor nga i njëjti qytet apo i njëjti rajon, derisa rajone ta caktuara janë të përjashtuara fare), të cilët, në vend të ekspertizës shkencore, kanë besimin e partisë apo të klaneve rajonale. Ne sot kemi në skenën politike dhe kudo institucione tjera të vendit njerëz me tituj akademik “prof.dr”, megjithatë Kosova ka nivelin më të ultë të kulturës politike dhe si rrjedhojë ata “porf.dr” as nuk bëjnë mirë detyrën për të cilën janë zgjedhur dhe as nuk kanë ndonjë prurje shkencore të krahasueshme me nivelin rajonal apo ndërkombëtar.

Integrimi evropian

Sot, në Kosovë flitet shumë për integrimin evropian, madje shpesh herë pa pasur krejt të qartë idenë si duket ky proces dhe sa i vështirë është ai për t’u bërë. Natyrisht, integrimi evropian i Kosovës është objektiv e të gjitha qeverive, por ky është një proces i gjatë dhe më i ndërlikuar sesa propagandohet nga politika zyrtare. Integrimi në BE pёrbёnë një proces ekonomiko-kulturor, që pos të mirave që ofron, si liberalizimi i vizave, progres në fushën e sundimit të ligjit, lirisë dhe sigurisë dhe mirëqenies, ka edhe vështirësitë dhe detyrimet që gjatë këtij procesi. Një sfidë mjaft e madhe është krijimi i institucioneve efektive, që janë të situatë t’i përgjigjen detyrave dhe të dhënë përgjigje të duhura ndaj Brukselit.

Ne të gjithë e perceptojmë veten si qytetarë tё Evropës, por rasti i Shqipërisë, si anëtare e NATO-s dhe si një vend që tashmë është më afër se kurrë drejt integrimit në BE, tregon se ndërtimi i një sistemi politik dhe i institucioneve sipas parametrave evropian është një objektivë që nuk realizohet me mendësinë se pushteti duhet synuar me çdo mjet ose se pushtetin duhet përdorur për realizimin e interesave personale afatshkurtra. Klasa politike e Kosovës duhet të tregoj me fakte të prekshme se jo vetëm dëshiron, por edhe se ka vullnetin të ndërtojnë shtetin e saj demokratik dhe se ka për qëllim prosperimin dhe mirëqenien e qytetarëve.

Natyrisht, këto vërtetë nuk janë gjëra të reja. Por një qeveri e re dhe një koalicion i ri do të duhej të ndërtohej mbi këto objektiva programore dhe me synimin për përmbushjen e tyre. Në këtë mënyrë, atë që nuk kanë arritur ta bëjnë qeveritë e kaluara, do të mund ta bënte qeveria e ardhshme, e cila duke pasur ministra me kompetencë do të mund të bënte atë që është dashur të bëhet në këto dhjetë vitet e fundit, ndërtimin e një Kosovë vërtetë evropiane.

Megjithëse bashkëpunimi dhe koalicioni i madh midis partive në demokraci nuk është fatkeqësi, për momentin mendoj se Kosovës nuk i duhet një koalicion i madh që do të kishte shumicën në Parlament dhe kudo tjetër, sepse do të ishte lehtë të qeverisej pa një opozitë të fortë, por nuk do të kishin një korrektor të domosdoshëm, d.m.th një opozitë të fuqishme e cila do të ushtronte presion mbi qeverinë. Prandaj, shanset për përmbushjen e objektivave të lartpërmendura janë më të mira, nëse nuk do të kishim një koalicion të madh, pasi një opozitë të fortë, një korrektor permanent i qeverisë do i bënte mirë demokracisë kosovare dhe do të ishte një shtytje për një qeverisje më të mirë.

(Autori është doktorant në Universitetin e Bremenit/Gjermani)

Në trend

Më shumë

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina

"Kosovë e Adem Jasharit ta puthsha plagën" - Jozi del me një video dhe reagon pas kritikave: Ndjej detyrim ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit

Magazina
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Rast i rëndë në Gjermani - nëna dyshohet se vrau dy djemtë e saj, pastaj edhe veten

Rast i rëndë në Gjermani - nëna dyshohet se vrau dy djemtë e saj, pastaj edhe veten

Evropa
Kalo në kategori