LAJMI I FUNDIT:

Sfidat e implementimit të legjislacionit mjedisor në Kosovë

Ky shkrim ka për qellim që të paraqes disa prej sfidave më të cilat ballafaqohet Kosova në këtë faze transitore lidhur me implementimin e legjislacionit mjedisor si një prej komponentëve shume të rëndësishme për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, shëndetin si dhe kulturën e qytetareve dhe njëkohësisht një prej standardeve të BE-së.

Legjislacioni mjedisor është mjaft i gjerë dhe tejet ambicioz, pasi mbulon çështje të ndryshme siç janë: Kualiteti i ajrit, mbrojtja e burimeve ujore dhe ruajtja e biodiversitetit, menaxhimi i mbeturinave, ndryshimet klimatike, vlerësimi i ndikimit në mjedis etj. Kosova e ka legjislacionin e saj të ri mjedisor të krijuar kryesisht pas përfundimit të luftës dhe formimit të institucioneve të saj. Ky legjislacion bazohet në Kushtetutën e Republikës së Kosovës (mjedisi është kategori kushtetuese shih: Nenin 52 të Kushtetutës së Kosovës) dhe përfshin lloje të ndryshme të akteve normative, si ligje të përgjithshme e të veçanta për mjedisin e për përbërës të tij, vendime të Qeverise, urdhra e udhëzime të ministrive, rregullore specifike, norma e standarde.


Po ashtu ky legjislacion ofron një numër të madhe të teknikave dhe instrumenteve të cilat ndihmojnë në mbrojtjen e mjedisit siç janë: instrumentet ekonomike, shpallja e zonave mbrojtëse, ndalimet dhe kufizimet, planet dhe programet, dispozitat të cilat e rregullojnë pjesëmarrjen e publikut në vendimmarrje dhe qasjen në informacion etj.

I gjithë ky legjislacion është hartuar duke marre në konsiderate edhe rekomandimet nga ekspertet e vendeve të huaj (sidomos atyre evropiane) të cilët kane sjelle përvojat e tyre, andaj konsiderojmë se ky legjislacion është i përafruar më legjislacionin e Bashkimit Evropian për mjedisin. Bashkimi Evropian (BE) në 30 vitet e fundit ka miratuar një gamë të gjerë të akteve juridike ( direktiva, rregullore, vendime, rezoluta e rekomandime) të cilat kane për qellim përmirësimin e kualitetit të mjedisit dhe ruajtjen e shëndetit të qytetareve. Por është mese e qarte së mjedisi mund të mbrohet në mënyrën e duhur vetëm nëse ky legjislacion zbatohet nga vendet anëtare të BE-së dhe atyre vendeve të cilat kane për qellim integrimet në këtë familje të gjere euro-atlantike.

Sfidat më të cilat ballafaqohemi në implementimin e legjislacionit mjedisor janë: Mangësitë në njohuri për çështje mjedisore, mangësitë në kapacitetet administrative sidomos në nivel lokal (komunal), zbatim i dobët i politikave mjedisore, mos vendosja e mjedisit si çështje me prioritet në agjendën e institucioneve si dhe investime të paketa në infrastrukturë që ka të bëjë më zvogëlimin e ndotjes.

Andaj që të kemi një zbatim të legjislacionit mjedisor në nivel të kënaqshëm, duhet që në radhe të parë institucionet tona ta vene si një nga prioritet e veta edhe gjendjen e mjedisit dhe të këtë një përkushtim me të madhe në këtë drejtim. Zhvillimi i programeve edukative ( rritja e vetëdijes së publikut) si dhe i programeve arsimore duke u fokusuar në aspektin shkencor të studimit të mjedisit. Themelimi i Ekofondit i cili do të siguronte mjete të nevojshme financiare për mbrojtjen e mjedisit në harmoni me zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.

Funksionalizimin e rrjetit të monitorimit në nivel të vendit, duke u shtrire kryesisht në operatoret e mëdhenj ndotës industrial. Ndërtimin dhe funksionalizmin e sistemit të ujerave të zeza, trajtimin e mbeturinave. Përdorimin në mënyrën me racionale të mundshme të burimeve natyrore siç janë: Toka, uji, pyjet, mineralet etj. Angazhime konkrete në sjelljen e teknologjive të pastra në rast të investimeve industriale ose funksionalizmin e atyre ekzistuese. Ndërtimin e parqeve dhe krijimin e sa më shume hapësirave të gjelbëruara. Si dhe forcimin e rolit të inspektoratit mjedisore të cilët do të inspektonin në vazhdimësi gjendjen e mjedisit dhe do të vlerësonin shkeljen e legjislacionit mjedisore dhe marrjen e masave të nevojshme ligjore ndaj shkelësve.

(Autori ka përfunduar studimet e magjistraturës për Menaxhim dhe Legjislacion Mjedisor, në Estonian University of Life Science në Estoni)