LAJMI I FUNDIT:

Sezoni i pestë i “Young Sheldon”: Data e premierës, si ta shikoni dhe gjithçka tjetër që duhet të dini

Sezoni i pestë i “Young Sheldon”: Data e premierës, si ta shikoni dhe gjithçka tjetër që duhet të dini

“Young Sheldon” po rikthehet sërish.

Hiti i CBS po kthehet për sezonin e tij të pestë sot (7 tetor) me një episod të quajtur “One Bad Night and Choas of Selfish Desires”.

Seria, e zhanrit komedi, ndjek ditët e fëmijërisë së Sheldon Cooper (Iain Armitage), karakterin e vështirë por megjithatë të shkëlqyer në “Big Bang”.


Së bashku në udhëtim janë prindërit e tij, (Zoe Perry dhe Lance Barber), vëllezërit e motrat (Montana Jordan dhe Raegan Revord) dhe gjyshja (Annie Potts).

Përpara premierës së sezonit të pestë, këtu keni një vështrim në gjithçka që duhet të dini:

Si ta shikoni?

“Young Sheldon” do të transmetohet në CBS të enjten, duke filluar nga ora 20:00.

Disa shërbime transmetimi përfshirë Paramount+ të ViacomCBS do të luajnë gjithashtu nikoqir të shfaqjes, si dhe në Hulu e YouTube.

Për çfarë episodi bëhet fjalë?

Episodi i premierës, “One Bad Night and Choas of Selfish Desires” do të ndjekë Sheldon dhe Missy ndërsa ikin nga shtëpia, sipas linjës zyrtare të shfaqjes. Përveç kësaj, nëna e Sheldon, Mary merr disa lajme të këqija për burrin dhe babanë e fëmijëve të saj, George.

Çfarë rezervon pjesa tjetër e sezonit?

Premiera e sezonit të pestë të shfaqjes do të fillojë pikërisht aty ku u ndal sezoni i katërt, tha së fundmi bashkë-krijuesi Steve Molaro për TVLine . “George dhe Brenda janë ende në bar, [dhe] ne do të mësojmë saktësisht se çfarë ndodhi mes tyre atë natë”.

Young Sheldon (Foto: Robert Voets/CBS via Getty Images)

Cilët anëtarë të kastit janë kthyer?

Të gjithë anëtarët kryesorë të kastit të shfaqjes – Armitage, Perry, Barber, Jordan, Revord dhe Potts – do të kthehen. Për më tepër, Dr. John Sturgis (Ëallace Shaën), Pastor Jeff (Matt Hobby), Brenda Sparks (Melissa Peterman) dhe Jana (Ava Allan) janë parashikuar të shfaqen në premierë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Loredana shokohet nga informacionet që merr nga jashtë, i drejtohet Jozit teksa e hoqi edhe unazën: Nuk e meritoja këtë

Loredana shokohet nga informacionet që merr nga jashtë, i drejtohet Jozit teksa e hoqi edhe unazën: Nuk e meritoja këtë

Magazina
Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje

Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje

Magazina
Qau me dënesë kur doli nga BBVA, banorët vënë në dyshim raportin e Valbonës me Jozin, banorja : E kam vetëm shok

Qau me dënesë kur doli nga BBVA, banorët vënë në dyshim raportin e Valbonës me Jozin, banorja : E kam vetëm shok

Magazina
Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin

Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin

Magazina
Gjesti thotë se nuk ka ndjesi për Xhenetën: Çfarë kam përjetuar unë tmerr, nuk ia bëj hallall

Gjesti thotë se nuk ka ndjesi për Xhenetën: Çfarë kam përjetuar unë tmerr, nuk ia bëj hallall

Magazina
Iu referua Gjestit si

Iu referua Gjestit si "djaloshi kosovar", Egla Ceno reagon në rrjetet sociale: Të jesh kosovar është krenari, kush mendon ndryshe është qelbësirë

Magazina
Kalo në kategori