LAJMI I FUNDIT:

Seria e limituar ‘McLaren 675 LT’, është shitur e tëra (Foto)

Seria e limituar ‘McLaren 675 LT’, është shitur e tëra (Foto)

Kompania McLaren e ka prezantuar modelin 675 LT në fillim të muajit mars në panairin e kaluar të veturave në Gjenevë, ndërsa tani është njoftuar se seria e kufizuar prej 500 njësive është shitur e tëra.

Të kujtojmë, kjo veturë posedon etiketën 675 LT (Long Tail – në nder të McLaren F1 GTR “Long Tail” i vitit 1997), dhe në krahasim me modelin 650 S posedon rreth 33 për qind të pjesëve të ndryshme.


Sa i përket pjesës motorike, McLaren 675 LT posedon motorin 3.8-litër Twin-Turbo V8 me kapacitet prej 675 kuaj fuqi, i cili është i kombinuar me marshin SSG me shtatë shpejtësi. Në një njoftim thuhet se ky model emeton dyoksid të karbonit rreth 275 gramë në një kilometër.

McLaren 675 LT shpejtësinë prej 0 deri në 100 km/h e arrin vetëm për 2.9 sekonda, deri në 200 km/h e arrin për 7.9 sekonda, ndërsa shpejtësinë maksimale e ka të kufizuar deri në 330 km/h dhe peshon 1.230 kilogramë, transmeton Koha.net.

Gjithashtu duhet të përmendim edhe dimensionet: 4.5 metra i gjatë, rreth dy metra i gjerë dhe 1.2 metra i lartë.

Në fund, duhet të theksojmë se kompania McLaren është duke përgatitur edhe versionin Spider të modelit 675 LT, premiera e të cilit do të mbahet gjatë vitit 2016.

675 LT Spider do të jetë më i shtrenjtë se McLaren 675 LT, ndërsa thuhet se do të ketë edhe të njëjtin motor, 3.8-litra V8 me kapacitet prej 675 kuaj fuqi.

mc1 mc2 mc3

Në trend Auto

Më shumë
Elon Musk është afër thyerjes së rekordit të pasurisë së tij, ndërsa aksionet e Tesla-s vazhdojnë të rriten

Elon Musk është afër thyerjes së rekordit të pasurisë së tij, ndërsa aksionet e Tesla-s vazhdojnë të rriten

Auto
Personi që dyshohet se i theri me thikë katër persona në Ferizaj, ishte dënuar për vrasje

Personi që dyshohet se i theri me thikë katër persona në Ferizaj, ishte dënuar për vrasje

Drejtësi
Xuxi ‘kërcënon’ banorët: Kam informacione për ju, posaçërisht për këta të Prishtinës

Xuxi ‘kërcënon’ banorët: Kam informacione për ju, posaçërisht për këta të Prishtinës

Auto
Gjithnjë e më shumë njerëz në Kaliforni po i lënë bagazhet e tyre hapur, ja pse

Gjithnjë e më shumë njerëz në Kaliforni po i lënë bagazhet e tyre hapur, ja pse

Auto
Stili, fuqia dhe siguria në një paketë - zbuloni Dacia Duster 2025

Stili, fuqia dhe siguria në një paketë - zbuloni Dacia Duster 2025

Auto
Amerikanët prezantojnë një bateri për automjetet elektrike me shpejtësi rekord karikimi!

Amerikanët prezantojnë një bateri për automjetet elektrike me shpejtësi rekord karikimi!

EVs
Kalo në kategori