LAJMI I FUNDIT:

Serbia shpreson që CAS ta përjashtojë Kosovën

Serbia shpreson që CAS ta përjashtojë Kosovën

Presidenti i Federatës Serbe të Futbollit, Slavisa Kokeza, shpreson që Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ta anulojë vendimin e UEFA-s për pranimin e Kosovës në gjirin e saj.

Pala serbe ishte ankuar në CAS, duke e konsideruar pranimin e Kosovës si të padrejtë dhe konsideron se janë thyer rregullat dhe statutet e shtëpisë së futbollit evropian në këtë rast.

Tash, serbët po e presin vendimin e CAS-it, me shpresën që të anulohet vendimi i UEFA-s, raporton zeri.info.


“Nuk mund ta komentoj në detaje, por shpresoj që do të jemi në gjendje të luftojmë për të vërtetën dhe drejtësinë, të cilat janë absolutisht në anën tonë”, ka thënë Kokeza për mediet serbe.

Federata e Futbollit të Kosovës u pranua në UEFA më 3 maj 2016 dhe pas dhjetë ditësh, më 13 maj, u bë edhe pjesë e FIFA-s, duke i dhënë kështu fund izolimit shumëvjeçar.

Kosova ka filluar të luajë në këto eliminatore duke marrë një barazim dhe duke pësuar tri humbje në katër ndeshje.

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve

"Nuk u ndjeva i tradhtuar, nuk kam ëndërruar kurrë" - Vinicius thyen heshtjen për Topin e Artë

La Liga
Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

La Liga
Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Serie A
Një shqetësim i madh ka goditur Real Madridin pas humbjes ndaj Real Betisit

Një shqetësim i madh ka goditur Real Madridin pas humbjes ndaj Real Betisit

La Liga
A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

Serie A
Kalo në kategori