Nuk ka asnjë parti ose organizatë tjetër politike në botë që mund të mburret me atë që ka arritur partia komuniste kineze, tha presidenti serb Aleksandar Vuçiq në një samit në internet për të shënuar 100 vjetorin e Partisë Komuniste të Kinës, duke shtuar se Beogradi dëshiron të vazhdojë forcimin e lidhjeve me Pekinin.
“Në 100 vitet e kaluara, themeluesit e partisë komuniste kineze kanë pasur sukses në çlirimin e energjisë së shtypur krijuese të popullit kinez”, citohet të ketë thënë Vuçiq, shkruan Euractiv, përcjell Telegrafi.
Sipas Vuçiq, kjo përfshin 700 milionë shtetas kinezë që po largohen nga varfëria pasi vendi arriti të transformohej nga një vend në zhvillim që merrte ndihmë të huaj në një superfuqi ndërkombëtare në vetëm disa dekada.
“Përmes adaptimit racional dhe të mençur të mësimeve dhe praktikave të Marksizmit ndaj kushteve kineze dhe duke hedhur bazat për praktikimin e Socializmit me karakteristikat kineze, Mao Tse Tung, Jiang Zemin, Hu Jintao dhe ju shoku i dashur Xi Jinping keni udhëhequr projektin më të madh të zhvillimit shoqëror dhe çrrënjosjes së varfërisë në historinë e njerëzimit”, ka thënë më tej Vuçiq.
Dhe siç vë në pah Euractiv, ndikimi në rritje i Kinës në rajonin e Ballkanit Perëndimor nuk ka mbetur pa u vënë re nga Perëndimi.
Duke folur në një konferencë virtuale me udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor në 5 korrik, kancelarja gjermane Angela Merkel tha se është në interesin e Evropës të avancojë rrugën e rajonit në BE për “arsye gjeostrategjike”.
Ndërsa në samitin e qershorit të NATO-s, udhëheqësit perëndimorë Kina si një “sfidë” për herë të parë, duke nxitur reagimin e fortë të Pekinit, i cili e përshkroi masën si të tepruar.
Ndryshe, Kina, e cila nuk e njeh Kosovën, ka investuar shumë në Serbi.
Në fillimin e pandemisë ajo filloi të praktikonte të ashtuquajturën “diplomaci maske”, duke dërguar miliona maska në Evropë duke filluar me Serbinë.
Vuçiq madje puthi flamurin kombëtar kinez në një shenjë mirënjohje për mbështetjen në kohë të Kinës kundër shpërthimit të COVID-19.
Për më tepër, shpërndarja e vaksinave kundër COVID-19 në Serbi ka qenë dukshëm e shpejtë falë vaksinës së prodhuar nga gjiganti farmaceutik kinez Sinopharm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ku qëndrojnë partitë gjermane në raport me luftën në Ukrainë?

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Si funksionon sistemi zgjedhor në Gjermani?

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë