Pas Greqisë edhe Serbia ia kthen shpinën Maqedonisë. Akuzat për nacionalizëm që kryeministri grek Aleksis Cipras i drejtoi Shkupit nga Beogradi një ditë më parë kanë ngjallur dyshime të kenë qenë të koordinuara mes autoriteteve greke dhe serbe. Sipas njohësve të çështjeve ndërkombëtare Serbia përgatiti terrenin për vizitën e Alexis Tsipras me deklaratën e dhënë kohë më parë se kishte gabuar që kishte njohur Maqedoninë me emrin e saj kushtetues, ndërkohë që akti i djeshëm vulosi ndryshimin e politikës serbe ndaj Shkupit, njofton Alsat-M.
“Është e pakontestueshme që Serbia ka ndryshuar qëndrimet ndaj Maqedonisë kjo është edhe në kontekst të marrëdhënieve me Greqinë sepse të mos harrojmë se kishte parashikime se Athina deri në fund të vitit të kaluar do ta njihte Kosovën. Tani Tsipras tha se një gjë e tillë nuk do të ndodh. Tërheqja e Beogradit nga njohja e emrit tonë kushtetues është një hap negativ dhe mendoj se me një veprim të tillë Beogradi kthehet në skenën politike të Ballkanit me një konflikt të drejtpërdrejtë me Maqedoninë me kthimin e politikës nacionaliste serbe që i ngjan kohës së Millosheviqit”, deklaroi Risto Nikovski, ish diplomat.
Edhe pse faji për mos zgjidhjen e çështjes së emrit nuk mund ti faturohet vetëm Maqedonisë sipas analistëve vendi ka dështuar në realizimin e prioriteteve sa i përket politikës së jashtme dhe kultivimit të marrëdhënieve të mira ndër-fqinjësore.
“Situata përkeqësohet si në procesin e integrimeve evropiane ashtu edhe sa i përket marrëdhënieve të mira ndër- fqinjësore me më shumë fqinjë, jo vetëm me Serbinë, edhe me Bullgarinë, me Shqipërinë, Greqinë, Kosovën, kemi pasur më pak ose më shumë probleme por ja që edhe tani kemi probleme me të gjithë fqinjët. Kjo nuk është mirë as për Maqedoninë as për Serbinë e cila ka probleme me Kroacinë dhe Bosnjën, pra prapë lindin konfliktet politike në Ballkan që nuk do të ndihmojnë askënd në rajon”, tha Bojan Mariçiq, Qendra maqedonase për edukim evropian.
Kryeministri grek Alexis Tsipras një ditë me parë theksoi se pavarësisht vullnetit grek çështja e emrit nuk mund të zgjidhet për aq kohë sa Maqedonia promovon politikë irredentiste dhe nacionaliste. Por nga OBRM-PDUKM-ja u kundërpërgjigjën se deklaratat e tilla fyese të Tsipras nuk kontribuojnë as për marrëdhëniet e mira ndër-fqinjësore as për zgjidhjen e çështjes së emrit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Këshilli i Prokurorëve Publikë: Me shpalljen e djeshme të Këshillit Gjyqësor nuk respektohen projeksionet për gjeneratën e 8-të të Akademisë për gjyqtarë dhe prokurorë publik

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Rritje e lartë e përdorimit dhe prodhimit të drogës në Kosovë

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët