LAJMI I FUNDIT:

Sëmuret Blero! (Foto)

Sëmuret Blero! (Foto)

Këngëtari i njohur Blero ka nisur së fundmi punimet për këngën e tij më të re, e cila pritet të publikohet së shpejti.

Këtë lajm, ai e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale, në të cilat është mjaft shpesh aktiv dhe numëron me mijëra fansa.

Ndonëse puna po i ecën mirë, duket se e njëtja gjë nuk vlen edhe për jetën personale, kjo pasi në një fotografi të publikuar së fundmi në Instagram Story, ai ka treguar se gjendja e tij shëndetësore nuk është edhe aq e mirë.


Në fotografi, këngëtari duket të jetë shtrirë në spital për të marrë një trajtim mjekësor, gjersa në bazë të figurave emotive që ka publikuar, kuptojmë se ka shpenzuar disa orë të mira gjatë trajtimit.

Sëmuret këngëtari Blero, merr trajtim mjekësor. Foto nga InstaStory.

Urojmë që gjendja e tij të shërohet sa më shpejt, përderisa fansat presin projektet e tij të reja. /Telegrafi/