Kristina Stankoviq nga Aleksinci, Marija Ivanoviq nga Çaçaku dhe Tomisllav Perushiq nga Subotica, të cilët studiojnë gjuhën shqipe në Beograd, këtë vit po marrin pjesë në Seminarin e 37-të të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare, i cili po mbahet në Prishtinë. Kristina dhe Marija (20), të cilat kanë përfunduar vitin e parë të studimeve, për herë të parë marrin pjesë në seminar dhe për herë të parë vijnë në Kosovë, ndërsa Tomisllavi (28) ka përfunduar vitin e tretë. Kjo është hera e tretë që merr pjesë në seminar, kurse Kosovën e ka vizituar disa herë.
Kristina thotë se ndjehet mirë në Kosovë dhe se aspak nuk është ashtu siç e kishte paramenduar.
“Nuk kam pritur që njerëzit të jenë kaq të mirë dhe miqësorë ndaj serbëve, ndaj nesh që kemi ardhur nga Beogradi”, thotë ajo, teksa shton se ka patur mbështetjen e prindërve për të ardhur në Prishtinë, ashtu siç ka mbështetjen e tyre të plotë për të studiuar gjuhën shqipe. “Prindërit dhe të afërmit e mi e kanë pranuar mirë, pasi që ne kemi miq shqiptarë dhe e dimë se sa miqësorë janë ata. Por, për miqtë e mi kjo ishte plotësisht absurde. Nuk ishin aq të lumtur që zgjodha të studioj pikërisht gjuhën shqipe”.
Kristina thekson se në Serbi është shumë është e vlefshme të dish gjuhën shqipe, kryesisht për shkak të gjendjes aktuale politike, pasi që nevojiten përkthyesit.
Edhe kolegia e saj Marija, është me përshtypje të mira për qëndrimin e saj në Prishtinë.
“Me të vërtetë e papritur. Si miqësia, si njerëzit, po ashtu edhe komunikimi… Aspak nuk kam pritur se do të jetë kaq mirë, pasi neve gjërat na servohen krejtësisht ndryshe”, tha ajo, teksa pranon se familja e saj në fillim ishte e shokuar me vendimin për të studiuar gjuhën shqipe, por me shpejtësi kishin vërejtur se është një plus për jetën e saj të mëtejshme. “Mjedisi këtë e pranoi pak më vonë, por ende janë të shokuar për faktin posaçërisht se unë jam nga një qytet i vogël”.
Tomisllav Perushiq planifikon që pasi të përfundojë studimet në Beograd të vijë për magjistraturë në Prishtinë.
“Unë për shqiptarët nuk kam ditur thuajse asgjë para se të vija në Kosovë. Por, nuk kam pasur paragjykime. Thjeshtë, nuk kisha informacione, as njohuri për gjuhën, historinë, kulturën, traditën, ndërsa më interesonte pasi janë fqinjët tanë të parë”, tregon Tomisllavi.
Ai ka qenë i befasuar kur për herë të parë ka ardhur në Kosovë, pasi e ka menduar se është në kaos, si në Sirinë e sotme në luftë, ndërsa ka hasur në një Kosovë të ndërtuar dhe të modernizuar.
“Kisha përshtypje pozitive me njerëzit me të cilët njoftohesha, me të cilët personalisht bisedoja. Të gjithë gëzoheshin kur u thosha se studioj gjuhën shqipe, pasi që pakkush merret me gjuhën shqipe në botë – posaçërisht në Beograd. Mendoj se ky është një popull dhe një kulturë e lënë pas dore në Ballkan”, thotë Tomisllavi, të cilit interesi për gjuhën dhe kulturën shqiptare iu ngjall gjatë qëndrimit të tij në SHBA, ku për herë të parë në jetë kishte takuar shqiptarët.
Tomisllavi kishte veshur fanellën e kombëtares së Kosovës në basketboll, ndërsa mbante orën dhe këllëfin e telefonit me flamurin shqiptar. Këto nuk i mban për të provokuar, por që serbët të kuptojnë se shqiptarët ekzistojnë, se ata janë edhe në Beograd dhe në Suboticë prej nga vjen ai.
“Unë kam përgjegjësinë të mësoj se çfarë ka ndodhur dhe të flas rreth kësaj. Nuk dua që barrën e të tjerëve ta kem mbi vete dhe që për shkak të disa gjeneratave të vjetra të vuaj”, ka thënë Tomisllav. “Ka ardhur koha që gjërat të ndryshojnë në marrëdhëniet shqiptaro-serbe dhe një rol të veçantë në thyerjen e paragjykimeve mund ta kenë gjeneratat e reja”.
Marija konsideron se ajo çfarë ka ndodhur nuk mund të ndryshojë, por se bota u mbetet të rinjve dhe se të rinjtë serbë dhe shqiptarë mund të jenë fqinjë të mirë, të ndihmojnë njëri-tjetrin dhe të jetojnë në paqe dhe harmoni. Kristina porosit të rinjtë që më shumë t’i përkushtohen kulturës dhe të mësojnë zakonet dhe të mos shohin politikë. Ndërsa, Tomisllavi thekson se nëse ai si individ mund të jetojë dhe të miqësohet me shqiptarë, atëherë mundet çdokush. /AA/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!
“Bektashinjtë kishin një lidhje të ngushtë me adhurimin e Krishtit”

E kaltra e rrallë e shpikur nga Qytetërimi Maja

Studim i rrallë dhe i veçantë francez, për shtypin shqiptar të viteve 1848-1939

UNË, BIRI YT, KOSOVË

Stalini, Kardelit: Shqiptarët mund të jenë besnikë si qeni, sepse kjo është karakteristikë e primitivëve!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi