Raporti i Vladimir Popoviqit, sekretarit shumëvjeçar të Josip Broz Titos. Biseda e mëposhtme është mbajtur më 19 prill të vitit 1947, në Moskë. Në takim me Stalinin, pos Popoviqit, ishin Eduard Kardeli dhe Bozhin Simiqi. Nga pala sovjetike ishte edhe Viçeslav Molotovi. Takimi i delegacionit jugosllav me Stalinin ka zgjatur një orë e njëzetë minuta.
Përktheu: Adem Nimani
Stalini: A ka shumë kohë që po qëndroni në Moskë? Si po kaloni?
Kardeli: Ka afër tri javë. Mirë po kalojmë. Në çdo mbrëmje shkojmë në teatër. Dëshiroj para së gjithash t’ua përcjellë përshëndetjet e mareshalit Tito.
Stalini: Si është shoku Tito?
Molotovi: A kaloi mirë operimi i tij?
Kardeli: Ndihet shumë mirë. Operimi i tij pati sukses. Na vjen keq që mjeku Smotrov vdiq.
Stalini: Çfarë pati?
Kardeli: Atak kardiak.
Stalini: Mos pinte shumë? Ju e dini se kirurgët kanë qejf me pi raki.
Kardeli; Jo, sa dimë ne, ai nuk ka pi fare!
Stalini (duke qeshur, i drejtohet Molotovit): Ai i ke dërguar shkresë Titos për këtë rast?
Molotovi (duke qeshur): E di ti se nuk pati nevojë, ngase Tito për ketë rast na ka informuar paraprakisht. Prandaj çështja konsiderohet e mbyllur.
(sqarim: Në fillim të vitit 1947 Tito sëmuret nga ndezja akute e zorrës qorre. Stalini i dërgoi ndihmë dy mjekë të cilët shkuan në Jugosllavi me pajisje mjekësore, ndërsa në Moskë u kthyen në arkivole. Njërin prej tyre, profesorin Bakelev, bashkëpunëtorët e Titos e akuzuan s’e ka bërë intervenim joprofesional, madje është përpjekur të helmojë kryetarin jugosllav, ndërsa tjetri, profesorin Smotrov, e dërguan në Zagreb që të mjekonte shefin e kabinetit të Titos, Mitar Bakiqin. Pas disa ditësh, Moskës i kumtuan se mjeku i parë Smotrov bëri vetëvrasje, ndërsa ky i dyti vdiq nga sulmi në zemër, kështu që sovjetët dërguan aeroplan special për të marr kufomat e tyre dhe për t’i sjellë në Moskë)
Stalini: Sa sllovenë ka në Jugosllavi?
Kardeli: Një milion e gjysmë!
Stalini: Sa kanë mbetur jashtë Jugosllavisë?
Kardeli: Afër gjysmë milioni.
Molotovi: Vallë paskan mbetur gjysmë milioni jashtë Jugosllavisë? Edhe sa do të mbesin në Itali dhe në Trieste? Sipas shënimeve tuaja, në Korushkë ju keni afër 180 mijë sllovenë?
Kardeli: Gjithsej, jashtë kufijve të Jugosllavisë, do mbesin afër gjysmë milioni. Në Korushkë, ne llogarisim që ka afër 120 mijë sllovenë.
Stalini: Sa duket ata do t’i nënshtrohen asimilimit (denacionalizimit)?
Kardeli: Sipas gjermanëve po, por sipas italianëve – jo! Para disa dekadash në Lubjanë dhe Maribor kishte ma shumë gjermanë se sllovenë.
Stalini: Qytetet, në këtë pikëpamje, nuk luajnë rol vendimtar. Më herët, për shembull, Riga ishte tërësisht qytet gjerman. Pas çlirimit, për një kohë të shkurtër ata u zhduken apo u larguan. Aty fshati u bë kryesori. Fshatarët në këtë pikëpamje janë faktorë të fuqishëm dhe vendimtarë. Ata janë mjaftë të vendosur dhe në mënyra të ndryshme depërtojnë në qytet.
Kardeli: Po, ashtu keni shkruar edhe ju më herët.
Stalini: Sa serbë ka?
Kardeli: Afër pesë milionë e gjysmë.
Stalini (duke qeshur): Po, së bashku me malazias.
Kardeli (duke qeshur): Edhe me malazias edhe pa ta. Malazezë ka afër 300 mijë. Ky ambasadori jonë këtu është malazias.
Molotovi (duke qeshur): Janë popull luftarak.
Kardeli: Në ushtrinë tonë ka më së shumti gjeneralë malazias
Stalini (duke qeshur): Sa duket malaziasit i paskan kaluar të tjerët. E sa ka maqedonas në Jugosllavi?
Kardeli: Afër një milion e gjysmë.
Stalini(pak i befasuar): Brenda Jugosllavisë ka një milion e gjysmë maqedonas a?
Kardeli: Po
Stalini: E kjo është shifër e rëndësishme. Cilën gjuhë e flasin maqedonasit?
Kardeli: Maqedonasit kanë gjuhën e tyre.
Stalini: A kanë ata vepra letrare e të artit në gjuhën e tyre?
Kardeli: Kanë këngë popullore në gjuhën e tyre. Tash po nxjerrin gazetë dhe ca broshura më të vogla me shkrim në gjuhën e tyre. Gjuha e tyre ka filluar të ndërtohet. Ajo gjuhë është mes serbishtes e bullgarishtes.
Stalini: Maqedonasit, sa duket, kulturën e kanë marrë nga grekët.
Kardeli: Kanë marrë edhe prej tyre aso tiparesh.
Stalini: Si po shkon puna me shqiptarët? Enver Hoxha është ankuar diçka në politikën e këshilltarëve tuaj në armatën e tij, se ata po e dobësojnë disiplinën, apo jo?
Kardeli: Kjo që dëgjoj, për ne është e re. Neve nuk na kanë thënë asgjë!
Stalini: Nga e kanë prejardhjen shqiptarët?
Kardeli: Ata janë trashëgimtarë të ilirëve.
Stalini: Me kujtohet që Tito më ka fol se ata shqiptarët janë të ngjashëm me baskët.
Kardeli: Po, saktë ashtu është.
Stalini: Shihet se ai popull ka mbetur shumë mbrapa, është primitiv.
Kardeli: Por, janë të guximshëm dhe të besueshëm.
Stalini: Po, ata mund të jenë besnikë si qeni, sepse kjo është karakteristikë primitive. Tek ne ashtu besnik kanë qenë çuvashët. Carët rusë i kanë marrë për roje personale.
Kardeli: Tek ne, në territorin e Kosovës edhe tash ka më shumë shqiptarë se serbë. Ne, ma vonë mendojmë, kur të forcojmë lidhjet me Shqipërinë, tua japim ato territore.
Stalini( dukej i kënaqur nga këto fjalë): Shumë mirë, kjo është e drejtë. Po si erdhën shqiptarët në atë territor?
Kardeli; Gjatë sundimit turk janë vendosur aty, ndërsa popullatën që ka qenë aty e kanë asimiluar (denacionalizuar).
Stalini: Si ndodhi që një popull aq “primitiv” të ketë aq sukses? Si e shpjegoni ju këtë?
Kardeli: Edhe fiset rreth tyre ishin primitive, si për shembull malaziasit.
Popoviqi: Jo, nuk i kanë asimiluar (denacionalizuar) malaziasit, por në ato vise jetonin serbët.
Stalini: Si? (qeshet)
Stalini: Cila fe dominon më shumë në Shqipëri?
Simiqi: Më së shumti ka myslimanë, pastaj katolikë e paksa edhe ortodoksë. Kisha katolike gjatë luftës nacionalçlirimtar, edhe tash, bënte luftë kundër pushtetit popullor.
Kardeli: Lidhur me dënimin e Stepincit, shumë priftërinj janë komprometuar tek ne, e nga pak edhe janë frikësuar. Populli po u beson çdo ditë e më pak. Tash ka filluar diferencimi mes priftërinjve të nivelit të ultë katolik. Shumica prej tyre po ndahen dhe po na bashkohen neve. Popëve të mirë ortodoksë, po ju japim paga mujore. Për shembull, kur është kurorëzuar kryepeshkopi në Lubjanë, të cilin e ka emëruar Papa, e ne ishim kundër tij, kisha ishte krejt e zbrazët.
Sa i përket kishës ortodokse serbe, punët i kemi më mirë sidomos prej kur është kthyer Patriarku. Reaksioni ortodoks në krye me Josifin, zëvendësin e tij, po dobësohet përditë. Kishës ortodokse po i japim disa subvencione.
Stalini: Çka u bë me atë udhëheqësin fshatar të kroatëve?
Kardeli: Maçekun?
Stalini: Po, po?
Kardeli: Ai tash gjendet në Paris, mban takime dhe bënë propagandë kundër nesh.
Stalini: E Paveliqin nuk po ua dorëzojnë? A e keni kërkuar? Ku gjendet?
Kardeli: E kemi kërkuar disa herë zyrtarisht. Pastaj edhe përmes shtypit. SI duket po e fshehin në Vatikan apo në ndonjë manastir në Itali.
Stalini: A e njihni mirë Enver Hoxhën? Çfarë mendoni për të? A është i besueshëm? A do të mbetet me ne deri në fund?
Kardeli: Ne mendojmë se Hoxha kryesisht është i mirë dhe i besueshëm. Në luftë është mbajtur mirë dhe po e do populli. Por, atij i mungon arsimimi marksist-leninist. Atje, sipas nesh, ma i miri është Koçit Xoxe i cili është punëtor edhe pse edhe ai është i paarsimuar.
Stalini: Ata diçka nuk janë pajtuar?
Kardeli: Tash është korrigjuar kjo.
Molotovi; Unë në Paris e kam parë Hoxhën. Shihet se është i bukur dhe lë përshtypje të mirë. Është mjaftë i kulturuar, por në edukatën dhe arsimimin e tij shihet ndikimi perëndimor. Mendoj se ajo që po thotë Kardeli është e saktë.
Stalini: Biseda jonë për sot mbaroi.
Kardeli: Ju faleminderit. Ne kemi marrë shumë nga kjo bisedë
Stalini: S’keni pse falënderoni. Akoma nuk keni marrë asgjë! /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve

Enver Hoxha dhe Skënderbeu në një pikturë!

Ndihmesë për rehabilitimin e toponimeve shqipe të Kosovës

Përdorimi i fjalëve të huaja dhe disa huazime të sotme në gjuhën shqipe

Para 70 vitesh u incizua kënga “Kur gjethet bien në vjeshtë”: Me këngëtarin Rudolf Stambolla, të parin e muzikës moderne shqiptare

NJË DASHURI E LUMTUR

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Lokacioni ideal, ajri i pastër dhe shtëpia e ëndrrave tuaja – kjo ofertë është e duhura për ty! ID-234

Banesa me 57.83m² në Prishtinë është vënë në shitje – pamje mahnitëse dhe opsione të lira pagese! ID-233

SUPER ZBRITJE në tokën me 67.8 ARI me qera në Trudë të Prishtinës – mund të ndahet në tri parcela ID-187

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Rashiq flet për prapaskenat e ngjarjeve në veri: Grupi i armatosur priti ndihmë, shpresuan në ndërhyrjen e KFOR-it

Rrëfimi i pelegrinëve në Manastirin e Banjskës: U plaçkitëm nga sulmuesit e armatosur - e çuditshme që KFOR-i i injoroi
Janjiq: Shumica e njerëzve në Beograd e pranojnë realitetin – asgjë nuk mund të arrihet me forcë në Kosovë

Kurti: Vuçiq më tha në Bruksel, Milan Radoiçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve të Kosovës

Ish-ministri Mehaj për ngjarjet në veri: Edhe 10 mijë euro rrogë janë pak për djemtë e Kosovës, ata nuk janë thesar i asnjë partie politike

Hovenier për “Politico”: Sulmi ishte i koordinuar dhe sofistikuar – armët e konfiskuara nuk mund t’i siguronte një qytetar i thjeshtë