LAJMI I FUNDIT:

Semafori i pahijshëm

Semafori i pahijshëm

Njëri prej semaforëve shumë të pahijshëm u paraqit gjatë këtij dimri në njërin prej udhëkryqeve të qytetit Spokane, në shtetin amerikan të Washingtonit.

Kalimtarët që prisnin dritën e gjelbër për ta kaluar rrugën, i priste drita kuqe dhe jo çfarëdo shenjë–semafori tregonte gishtin e mesëm.

Zëdhënësja e qytetit tha se zyrtarët e shërbimit për mirëmbajtjen e semaforëve dhe shenjave tjera të trafikut besojnë se prishja ka ndodhur për shkak të borës. Uji që kishte hyrë në aparat e kishte prishur një pjesë të ekranit të rrafshët dhe në vend të pëllëmbës së kuqe e cila simbolizon “stopin” kalimtarët i priste një gisht i ngritur drejt tyre.

Ajo tha se kjo padyshim është një “rastësi e paqëllimtë”. /Telegrafi/