LAJMI I FUNDIT:

Selimi: Vetëvendosje do ta dërgojë Thaçin në Kushtetuese për ndërhyrjen në votën e Haxhi Shalës

Selimi: Vetëvendosje do ta dërgojë Thaçin në Kushtetuese për ndërhyrjen në votën e Haxhi Shalës

Vetëvendosje do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese edhe rastin e deputetit Haxhi Shala që votoi pro Qeverisë Hoti pasi u bind nga presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj.

Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Rexhep Selimi, tha në Rubikon të Klan Kosovës se presidenti ka bërë shkelje kushtetuese që i ndërhyri në votë deputetit Shala.

“Deputeti Shala e shpjegoi mirë rastin. Kjo është shkelje kushtetuese nga Thaçi, prandaj do ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese këtë akt. Kemi shumë lëndë që do t’i dërgojmë në Kushtetuese”.


“Thaçi as që ka tentuar ta fshehë. Ai ka shkelë Kushtetutën duke shkelë paanshmërinë dhe ka ndërhyrë drejtpërdrejt në vullnetin e deputetit, aq më tepër kur vota e tij ka qenë përcaktuese”.

Ndërkaq, Selimi kritikoi Haradinajn për ndërhyrjen si kryetar partie duke dhënë se e bëri në mënyrën mesjetare.

Ai gjithashtu tha se nuk e di nëse e kanë kërcënuar apo premtuar diçka Shalës, por për votat e siguruara që e bënë Thaçin president tha se s’janë marrë falas, por janë shpërblyer.

Vetëvendosje sot i janë drejtuar Kushtetueses edhe për votën e deputetit të dënuar Etem Arifi që ia dha Qeverisë Hoti.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Policia kërkon informacione për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje

Policia kërkon informacione për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje

Kronika e Zezë
Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Politikë
​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Lajme
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Kalo në kategori