LAJMI I FUNDIT:

Selimi: Nuk jam milioner, jam renditur i 104-ti në listën e deputetëve për pasuri

Selimi: Nuk jam milioner, jam renditur i 104-ti në listën e deputetëve për pasuri

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka thënë se qeveri e re do të dërgojë para ligjin për konfiskimin e pasurisë së paluajtshme.

Selimi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se është gabim të thuhet se vota në zgjedhjet e 6 tetorit ka qenë kundër komandantëve të luftës.

Ai ka thënë se PDK humbi zgjedhjet për shkak të së tashmes e jo për shkak të së kaluarës, përcjell Telegrafi.


Ish-pjesëtari i UÇK-së thotë se PDK-ja ka përdorur vlerat e UÇK-së për t’u përballur me tjerët në politikë.

“PDK në zgjedhjet e para të pasluftës nuk ka pasur më shumë se 10 deputetë që kanë të përfshirë në luftë. Në atë kohë PDK ka pasur 29 apo 30 deputetë”.

Selimi thotë se do të bëhet ligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Ai thotë se është abuzuar edhe me emrin e tij se gjoja është milionerë.

“Në kohën kur jam akuzuar unë kam qenë deputeti i 104 nga 120 sa ka Kuvendi i Kosovës. Unë e sfidojë opinionin me deklarim të pasurisë. Nëse nuk është kështu unë jap përgjegjësi politike e morale”.

Selimi thotë se nuk është se të gjithë ata që kanë qenë në luftë janë bërë milionerë nga lufta.

Selimi: Kadri Veseli e di të vërtetën e 'Syrit të Popullit', LVV s'ka të bëj me ta
Lexo po ashtu Selimi: Kadri Veseli e di të vërtetën e 'Syrit të Popullit', LVV s'ka të bëj me ta

“Kam shumë kolegë deputetë edhe nga partitë oponentë që s’kam çfarë t’u them për pasurinë e tyre të fituara”.

I pari i deputetëve të Vetëvendosjes thotë se pasuria e tij nuk ka ngritje por vetëm zbritje viteve të fundit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Kurti: Kemi nisur reforma të thella në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë

Kurti: Kemi nisur reforma të thella në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
I caktohet një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel

I caktohet një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel

Drejtësi
Kalo në kategori