LAJMI I FUNDIT:

Sela: Zaev duhet të dëshmohet se është i ndryshëm nga Gruevski, gaboi me përkrahjen ndaj BDI-së

Sela: Zaev duhet të dëshmohet se është i ndryshëm nga Gruevski, gaboi me përkrahjen ndaj BDI-së

Zaev ka gabuar dy herë ndaj Ziadin Selës, herën e parë kur i drejtoi apel kandidatit për kryetar komune në Gostivar, Arben Taravarit të tërhiqet nga gara për kryetar komune dhe të kthehet në funksionin e Ministrit të shëndetësisë. Ndërsa hera e dytë, kur i ka dhënë përkrahje kandidatit të BDI-së për kryetar komune në Strugë.

“Është vendim i trupave partiak nëse Taravari do të kandidohet për kryetar komune, ndërsa Zaev nuk ka pse të përzihet në këto vendime të partisë dhe Taravari është vendosur në garën për kryetar komune me vullnetin e tij dhe me përkrahjen e organeve partiake dhe nuk varet nga Zaevi nëse do të kthehet ai si ministër, por votuesit do të tregojnë të dielën në votime”, tha Sela në emisonin  ‘Top Tema’ në TV Telma.

“Unë jam nga ata liderë të cilët sakrfikohen për anëtarësinë e partisë së tyre dhe poashtu vendimi për kandidim ishte i Taravarit dhe me dëshirë të anëtarësisë së partisë në Gostivar”, tha Sela.


I pyetur për përkrahjen që Zoran Zaev i jep BDI-së në të gjitha komunat, Sela tha se ndoshta si politikan veprimi i tij është i arsyeshëm, por jo si njeri, duke shtuar se Zaev duhet të jetë i ndryshëm nga Gruevski dhe të tjerët, duhet të përqëndrohet në reforma dhe jo në zgjedhje, pasi që procese më të rëndësishme për shtetin, siç është kontesti i emrit me Greqinë dhe eurointegrimet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori