LAJMI I FUNDIT:

Sela: Neve na vranë më 27 prill, dhe ne u ringjallëm përsëri (Video)

Sela: Neve na vranë më 27 prill, dhe ne u ringjallëm përsëri (Video)

Ziadin Sela ka dalë në media pas dhunës së ushtruar në Kuvendin e Maqedonisë, duke falënderuar mediat dhe të gjithë ata që i kanë dëshiruar të mirën, njofton Telegrafi Maqedoni.

”Ishte gjithçka që ne kemi bërë si subjekt politik, unë si lider i kësaj partie. Jemi munduar t’i artikulojmë të drejtat e shqiptarëve politikisht. Ndodhia më 27 prill ishte atentat ndaj artikulimit politik të nevojave të shqiptarëve që ne si Lëvizje Për Reforma i kemi bërë. Neve na vranë më 27 prill, dhe ne u ringjallëm përsëri dhe do të vazhdojmë që nevojat e shqiptarëve t’i artikulojmë akoma më fuqishëm politikisht”, deklaroi Sela.

13:45


Ziadin Sela bëri të ditur se do të mbështetë qeverinë e re të Zoran Zaevit dhe më pastaj do të bëjnë rivlerësim të veprimit të tyre në 100 ditët e qeverisjes së re.

Ai thotë se kjo do të bëhet pa marrë parasysh nëse do të marrin poste ministrore, ose jo.

Ai zotohet se do të kërkojë që të zbardhen rastet ”Sopoti” dhe ”Monstra” deri në fund dhe do të kërkojë lirimin e të burgosurve, që sipas tij janë të pafajshëm.

Sela nuk heq dorë nga çështja e gjuhës shqipe përmes ndryshimeve ligjore, duke theksuar se nuk heq dorë nga Deklarata Politike Shqiptare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori