LAJMI I FUNDIT:

Sekuestrohen dy armë zjarri në Prishtinë, të dyshuarit shoqërohen në stacion policor

Sekuestrohen dy armë zjarri në Prishtinë, të dyshuarit shoqërohen në stacion policor

Policia e Kosovës gjatë kontrollit rutinor të enjten në lokacione të ndryshme në Prishtinë ka gjetur dhe sekuestruar dy revole.

Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionet përkatëse policore.

Rastet kanë ndodhur në rrugën “Xheladin Hana” dhe “Selman Kadriu” në Prishtinë.


Lajmin për Telegrafin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti,

Ahmeti ka dhënë edhe detaje, duke bërë të ditur edhe tipet e revoleve që janë sekuestruar.

“Në kuadër të veprimeve operative që po kryen policia me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, sot nga zyrtarët e  Njësitit për  Reagim të Shpejtë,  gjatë kontrolleve rutinë (në dy vetura)  dy lokacione të ndryshme (në rrugën “Xheladin Hana” dhe në rrugën “Selman Kadriu”) në Prishtinë, janë gjetë dhe sekuestruar dy armë zjarri: një revole CZ me tre fishekë dhe një revole Sig Sauer me 13 fishekë”, tha Ahmeti.

Ndryshe, personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionet përkatëse  policore  dhe ndaj tyre në konsultim me prokurorin e shtetit, janë iniciuar rastet për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori