LAJMI I FUNDIT:

Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës

Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës

Ricardo Gutierrez, sekretar i përgjithshëm i Federatës Europiane të Gazetarëve (EFJ) ka shprehur shqetësimet e tij pas paraqitjes së deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha në Radio Televizionin e Kosovës.

Në profilin e tij në Facebook, Gutierrez thotë se sjellja e deputetit është e papranueshme, derisa i ka bërë thirrje që të ndal sulmet edhe ndaj Asociacionit të Kosovës, transmeton Telegrafi.

“Zoti Basha, ju kërkoj të ndaloni intimidimin dhe përpjekjet për t’i diskredituar gazetarët dhe organizatën e gazetarëve. Mjaft është mjaft. Apo duhet të flas në gjuhën tuaj: BOLL MA. Kjo është thjesht e papranueshme në vendet demokratike”, ka shkruar ai.


Në reagimin e tij ai ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, që të ndërmerr masa ndaj anëtarit të partisë së tij, duke shtuar se sjellja e Dimal Bashës është e papërgjegjshme dhe po e dëmton reputacionin e Kosovës.

Ditë më parë, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovë reagoi ndaj deputetit Basha.

Në reagimin e AGK-së thuhet se deputeti Dimal Basha e ka krahasuar Transmetuesin Publik, RTK me televizionin shtetëror serb, RTS kur është pyetur nga gazetarja Blerta Foniqi Kabashi për kushtin e Asociacionit për anëtarësim e Kosovës, në Këshillin e Evropës.

“Për besë unë e shoh qysh e shoh secili shqiptar. Në RTS-in e Serbisë ata mujnë me pas shqetësim kryesor Asociacionin. Në RTK-në e Kosovës nuk duhet me kanë veç Asociacioni… A ta shpjegova që ka marrëveshje Kosova? Pse po e bën temë a duhet me ba Asociacionin a jo? Na e dimë çka është tema kryesore”, ka thënë Basha.

AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Lexo po ashtu AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së

Pas kësaj, ka reaguar edhe deputeti Basha, i cili ka thënë se ai nuk ka intimidu gazetaren e RTK-së.

“Qenka shqetësu AGK dhe drejtorat e RTK-së, se kinse unë paskam intimidu gazetaren dhe se e kam sulmu AGK-në. E para, unë asnjëherë nuk e kam intimidu gazetaren. Unë jam përgjigj herën e parë për temën e asociacionit me shumë korrektësi, dhe kur më pyeti përsëri për asociacionin, i përgjigja se NUK do duhej që tek dialogu asociacioni të jetë prioritet dhe temë kryesore”, kishte deklaruar Basha në reagim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori