LAJMI I FUNDIT:

Seel kërkon mbështetje nga MKRS

Seel kërkon mbështetje nga MKRS

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Valton Beqiri, priti menaxherin e projektit të GTZ-së, “Reforma në arsimin fillor në Kosovë”, Dr. Horst Seel.

Gjatë këtij takimi, Dr. Seel prezantoi nismën për realizimin e një projekti në lidhje me reformimin e edukimit shkollor të nivelit bazik, dhe me angazhimin e GTZ-së për avancimin e edukimit joformal. Në këtë kontekst, ai kërkoi mbështetje nga MKRS për realizimin e këtij projekti.

Ndërkaq, ministri Beqiri i shprehu atij mbështetje për realizimin e këtij projekti të ri. “MKRS e çmon angazhimin e vazhdueshëm të GTZ-së”, tha Beqiri, duke përfunduar se në kuadër të këtij projekti, MKRS mund të angazhohet dhe të kontribuojë përmes strukturave të Departamentit të Rinisë.

Ishte konstatim i përbashkët se bashkëpunimi i deritashëm ndërmjet MKRS-së dhe GTZ-së ka rezultuar me realizimin e disa projekteve të suksesshme dhe se, në këtë kontekst, ky bashkëpunim duhet të thellohet dhe të zgjerohet më tutje me projekte të reja. /Telegrafi/