LAJMI I FUNDIT:

NGAZËLLIMI I ZAGARËVE

NGAZËLLIMI I ZAGARËVE
Jim Morrison, The Doors, Hunter College, NYC, 1968. Photo By ©Elliott Landy, LandyVision Inc.

Nga: Jim Morrison
Përktheu: Fadil Bajraj

Gjarpri, zhapini, syri i insektit
dëgjueshmëria e gjuetarit të papërvojë
I shpejtë, në kohë pa kohë, në shërbim
të marifeteve dhe gjumit,
shndërron pyllin e ngrohtë në lëndë druri të paqëndrueshme.


Tash mësyja luginës.
Tash mësyja parukës.
Sytë sëmbojnë,
Qielli u ça
prapa rrashtës
Fundi i shpejtë i gjuetisë.
Përqafim rreth gjoksit të ënjtur e të shqyer
dhe fytit me njolla gjaku.
Zagarët ngazëllehen.
Merre atë në shtëpi.
Kthe trupin e motrës sonë
te barka.