LAJMI I FUNDIT:

Seanca për inaugurimin e presidentit të ri do të mbahet më 12 maj

Seanca për inaugurimin e presidentit të ri do të mbahet më 12 maj

Seanca e Kuvendit në të cilën do të inaugurohet presidenti i sapozgjedhur i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, do të mbahet të dielën më 12 maj.

Para të zgjedhurve të popullit Pendarovski do të japë deklaratë solemne me të cilën edhe zyrtarisht do ta marrë mandatin dhe do të bëhet presidenti i pestë i shtetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pendarovski, i cili u përkrah nga LSDM dhe koalicioni, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale fitoi 436.212 vota ose 51.66 për qind të votave të qytetarëve që dolën në votime.


Kundër kandidatja e tij Gordana Siljanovska-Davkova, e mbështetur nga OBRM-PDUKM dhe koalicioni fitoi 377,713 vota ose 44.73 për qind. Pjesëmarrja në raundin e dytë ishte 46.70 për qind.

Para Pendarovskit, në funksion të presidentit të shtetit kanë qenë Kiro Gligorov, Boris Trajkovski, Branko Crvenkovski dhe në dhjetë vitet e fundit dy herë radhazi, Gjorge Ivanov nga i cili Pendarovski do të marrë përsipër detyrën e tij.

Inaugurimi i Ivanov në Kuvend u mbajt gjithashtu më 12 maj, pesë vjet më parë, në vitin 2014./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Kurti: Kemi nisur reforma të thella në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë

Kurti: Kemi nisur reforma të thella në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
I caktohet një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel

I caktohet një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel

Drejtësi
Kalo në kategori