Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) thotë se nuk është koha të diskutohet për kompensim të orëve, por duhet të bëhet zgjidhje.
Sipas tyre, deklarimet se duhet të kompensohen orët e humbura, kanë për qëllim presionin ndaj mësimdhënësve në mënyrë që të ndërpritet greva.
Nesër punëtorët e sektorit të arsimit hyjnë në javën e tretë të grevës. Ata po bojkotojnë mësimindhënien për shkak që kërkesa e tyre për rritje të koeficientit nuk ka gjetur zbatim.
SBAShK ka zgjedhur grevën si presion për një ligj që sipas tyre rrit barazinë në paga.
Ymer Ymeri, menaxher i financave në SBAShK, thotë për KosovaPress se grevën e ndalin vetëm nëse tërhiqet projektligji për pagat.
“Kaluan dhjetë ditë grevë, asnjëherë nuk jemi ulë me biseduar për mënyrën e gjetjes së zgjidhjes. Na u ka ofruar oferta e shkruar, ndaqi merrne, ndaqi lene, as për atë ofertë nuk kemi negociu. Nuk kanë tentue me na bind, Qeveria, që oferta është e fundit, siç po thonë dhe nuk ka mundësi zgjidhje. Jemi të bindur që ka mundësi zgjidhje brenda buxhetit aktual, pa rrit buxhet, pa kërkuar rritje të buxhetit. Nuk po kërkojmë rritje të pagave, por po kërkojmë rritje të vendit meritor, të koeficientit”, thotë ai.
E kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ditët e fundit është deklaruar disa herë për grevën, ku ndër të tjera ka thënë se këto orë të humbura duhet të kompensohen pastaj.
Sipas Ymerit, deklarime të tilla kanë për qëllim të bëjnë presion tek mësimdhënësit që të ndërpresin grevën.
“Deklarimet se do t’i zëvendësoni ditët gjatë verës, janë deklarime të cilët tentojnë t’i bëjnë presion mësimdhënësve për me ndërpre. U bëj thirrje institucioneve që mos të tentojnë t’i thyejnë mësuesit, sepse nuk kanë shancë teorike me i thy për shkak se janë të vendosur, qoftë pa paga, pa nxemje, me shku deri në fund të realizimit të kërkesave të tyre”, thotë ai.
I pyetur se a do të kompensohen orët, Ymeri thotë se janë mësimdhënësit ata që thonë fjalën e fundit për këtë, por që nuk janë të obliguar ta bëjnë këtë.
Madje, sipas tij, nuk është koha të flitet për këtë.
“Më së paku duhet të flasim për kompenzimin e orëve, edhe kryeministri edhe ministri, sepse jemi ende në fazën kur po humbim ditë, jemi në fazën e grevës. Jemi në fazën kur të hënën ish dashtë të fillojë mësimi normal, e të hënën do të ketë grevë, dhe për atë arsye nuk jemi në fazë që duhet me bisedu çka ka me ardh në të ardhmen. Më mirë t’i koncentrojmë bisedat tek zgjidhja. Sipas ligjit të grevave nuk na obligon me i zëvëndësu ditët. Asnjë institucion në Kosovë nuk i zëvendëson ditët e grevës. Ne si SBAShK sa herë kemi mbajt grevë janë zëvendësuar ditët me kërkesë të mësimdhënësve. Edhe për këtë rast, fjalën përfundimtare kanë me dhënë mësimdhënësit”, thotë ai.
SBAShK ka vendosur të vazhdojë me grevën dhe të presë seancën për projektligjin.
Sipas tyre, nëse votohet në këtë formë, ata do të vazhdojnë tutje me grevën dhe do të kërkojnë nga presidenti që mos të nënshkruaj ligjin.
Kujtojmë se sektori i arsimit ka filluar grevën më 14 janar. Një javë më vonë Qeveria ka dalë me një ofertë që të rrisë buxhetin për këtë sektor për 20 milionë euro në vit.
SBAShK nuk e pranoi ofertën dhe deklaroi se nuk kërkojnë rritje të pagës, por të koeficientit.
Nesër fillon java e tretë e grevës së përgjithshme në sektorin e arsimit./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Edhe një premtim për trenin e shpejtë brenda Shkupit

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës