Këshilli i Prindërve të Komunës së Prishtinës, ka zhvilluar një takim me Asamblenë e Prindërve të Komunës së Prishtinës, ku bëjnë pjesë përfaqësuesit e këshillave të prindërve të të gjitha institucioneve edukative-arsimore fillore dhe të mesme të kryeqytetit, e ku të ftuar ishin edhe përfaqësuesit e KP të institucioneve parashkollore.
Gjatë takimit u diskutua për gjendjen e krijuar në vend, tashmë kur greva e shpallur nga SBASHK-u, përmbylli javën e dytë.
Pjesëmarrësit u shprehën se, megjithëse përkrahin kërkesën e mësimdhënësve për ngritje të koeficientit në projektligjin për paga të nëpunësve publikë, nuk pajtohen që nxënësit të jenë ata të cilët duhet të paguajnë çmimin e neglizhencës së institucioneve përgjegjëse si punëdhënës, ndaj kërkesave të mësimdhënësve si punëmarrës.
Përmes një njoftimi, thonë se shkollimi është një e drejtë e fëmijëve, e garantuar me të gjitha konventat ndërkombëtare e rrjedhimisht edhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, prandaj Qeveria e vendit si gardiane e Kushtetutës së shtetit, obligohet që të krijojë kushte që kjo e drejtë fundamentale të realizohet.
Sipas tyre, ‘është e pajustifikueshme që edhe pas dy javësh grevë, palët negociuese ende qëndrojnë në nivel të deklarimeve mediatike, pa një përafrim të qëndrimeve, ndërkohë që orët mësimore po humben, ndërsa prindërit po bartin barrën e një procesi në të cilin asnjëherë nuk kanë qenë faktor vendimmarrës.
Këshilli i Prindërve apelon te të dyja palët, që për hir të fëmijëve të Kosovës, të cilët janë ata që do të udhëheqin këtë vend në të ardhmen, të bëjnë përpjekjet maksimale që të përafrojnë qëndrimet dhe të arrijnë një marrëveshje, e cila do të garantojë fillimin e procesit të rregullt mësimor.’
Këshilli i Prindërve, poashtu njofton se, nëse në ditët në vijim Qeveria nuk reflekton me një zgjidhje, e cila do t’i kthejë nxënësit në shkollë dhe më të vegjlit në kopshte, do t’u bëjë thirrje prindërve që të shfrytëzojnë të drejtën e shprehjes së pakënaqësisë përmes protestës së qetë, me kërkesën që të realizohet e drejta e fëmijëve për shkollim si hap i parë.
Sistemi arsimor në Kosovë, edhe pa këtë ndërprerje nuk i ka plotësuar nevojat e gjeneratës së re për një arsimim të duhur e cilësor, të ngjashëm me atë që bashkëmoshatarëve të tyre evropianë e gjetiu u ofrohet dhe përmirësimi do të mund të ndodhë vetëm me një përkushtim serioz të të gjithë akterëve relevantë, duke filluar nga Qeverie, MASHT, Drejtoritë Komunale të Arsimit, udhëheqësit e shkollave, mësimdhënësit dhe prindërit. Prandaj, KP i Komunës së Prishtinës, kërkon që Qeveria të shpallë arsimin prioritet kombëtar dhe të angazhohet që të rezultojë si i tillë.
Në fund, Këshilli i Prindërve të Komunës së Prishtinës, njofton se distancohet nga deklarimet dhe qëndrimet publike të z. Ymret Reshiti, Kryetar i Këshillit të Prindërve të Kosovës (KPK), të cilat nuk janë në pajtim me rolin dhe përgjegjësitë e tij, të përcaktuara me Udhëzimin Administrativ 28/2012 (Themelimi dhe funksionimi i Këshillit të Prindërve të Kosovës) e as në pajtim me Rregulloren e Punës së këtij Këshilli dhe kërkon nga MASHT si themelues i këtij organi përfaqësues, që në pajtim me aktet normative në fuqi, të iniciojë procedurat disiplinore ndaj z. Reshiti.
Në ndërkohë, që KP i Komunës së Prishtinës ka vendosur që të tërheqë përfaqësuesin e vet nga niveli qendror (KPK), përderisa MASHT të kthejë një përgjigje në këtë kërkesë.
KP i Komunës së Prishtinës po ashtu distancohet nga gjuha ofenduese dhe denigruese, e cila ka vërshuar rrjetet sociale pas fillimit të grevës dhe u bën thirrje organeve përgjegjëse që të hetojnë rastet ku individë të caktuar qofshin prindër apo mësimdhënës përdorin gjuhë ofenduese, denigruese dhe kërcënuese ndaj një individi apo grupi, vetëm për shkak të pikëpamjeve të kundërta me njëri-tjetrin, ndaj grevës së mësimdhënësve, përcjell Telegrafi.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre