Blerina Sallaj, 27vjeçare, i bashkon gjenerata dhe nacionalitete të ndryshme për aktivitete të përbashkëta përmes Qendrës Rajonale të Turizmit në Junik, ku ajo punon. Për tri vite me radhë ajo i bashkërendon aktivitetet turistike dhe kulturore, si ekskursione të trashëgimisë kulturore dhe kampingje për të rinjtë.
Përveç kësaj, ajo bashkëpunon me organizata të ndryshme, si me shoqatat e ecjeve nëpër bjeshkë dhe me OJQ-të për fuqizimin e femrave për të punuar në fushën e ushqimit tradicional, kostumeve tradicionale dhe të punimeve të dorës. Numri i turistëve rritet çdo vit – vetëm vitin e kaluar në Junik kanë ardhur 8000 deri 10000 turistë.
Kjo është arsyeja pse Blerina po ashtu është përgjegjëse për zhvillimin e strategjive dhe ideve të reja për sektorin e turizmit në Kosovë, dhe punon me komuna të ndryshme.
Njohuritë e gjuhës gjermane dhe kreativiteti i saj i kanë ndihmuar Blerinës që të punojë në fushën e turizmit dhe e kanë bindur kryetarin e Junikut që ajo është personi i duhur për atë pozitë. Pesë vite më parë, asaj i kujtohet se si njerëzit në Junik nuk ishin mësuar t’i shihnin femrat aktive dhe të angazhuara në turizëm.
Por sot ajo është e lumtur që shumë femra janë të interesuara për këtë sektor, dhe se tani shumë e më shumë femra po vijojnë studime universitare në fushën e turizmit.
Turizmi po ashtu e ka ndryshuar kulturën në qytet, ku shumë e më shumë qytetarë të Junikut e kuptojnë se ai ndihmon në gjenerimin e të ardhurave. Blerina ka mësuar se turistët janë të interesuar që ta njohin kulturën e vendit dhe ushqimet tradicionale. Për këtë arsye ajo mendon se turizmi është sektor i mirë për punësimin e femrave, për krijimin e kontakteve me klientët dhe për t’ua treguar atyre mënyrën e jetës dhe traditat.
Ajo i përdorë këto aspekte në punën e saj: Për fuqizimin e zhvillimit të bizneseve të vogla turistike në Junik, ajo është e angazhuar për t’i bindur familjet që të themelojnë vende për akomodim privat duke u bërë nikoqirë të turistëve nëpër shtëpitë apo kullat e veta.
Sot, qytetarët e Junikut e kanë kuptuar se turizmi është mënyrë për rritjen e të ardhurave të tyre, dhe ata e pyesin Blerinën se si t’i hapin dhe promovojnë vendet e tyre për akomodime private.
“Gjëja më e mirë të punosh me turizëm është se çdo ditë është e ndryshme – as edhe dy ditë, as edhe dy aktivitete, nuk janë të njëjta. Nganjëherë puna nuk është e lehtë, meqë duhet bërë shumë gjëra për t’i bërë turistët e lumtur. Por në fund të ditës, buzëqeshja në fytyrën e turistit të bën shumë të lumtur”. (Kjo intervistë është realizuar në kuadër të aktivitetit “Gratë afariste në Kosovë – Ndërlidhja e popullatës vendore me prodhimet vendore” nga projekti COSiRA- Deutsche Gesellschaft fur Internationale Zusammenarbeit (GIZ) Kosovë). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave
KosICT 2024, edicioni i 13-të i Festivalit të Teknologjisë mbledh ekspertë globalë dhe ofron mundësi për të rinjtë
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp