LAJMI I FUNDIT:

Salihu: FFK i ka kryer të gjitha punët, më 3 maj do të pranohemi në UEFA

Salihu: FFK i ka kryer të gjitha punët, më 3 maj do të pranohemi në UEFA

Një datë shumë e rëndësishme për futbollin kosovar pritet të jetë 3 maji, pasi nesër pritet që Kosova të pranohet në UEFA.

Kongresi i UEFA-së do të mbahet nesër në Budapest, kongres në të cilën në rend ditë është edhe kërkesa e Kosovës për pranim në shtëpinë e futbollit evropian.

Pas 25 viteve izolim, nesër pritet që në Budapest të nis një etapë e re për futbollin kosovar. Në gjitha qarqet tashmë më të madhe flitet se Kosova do të pranohet në UEFA, ndërsa pak ditë më vonë, Kosova pritet të pranohet edhe FIFA.


Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Eroll Salihu, në një intervistë për KP ka thënë se FFK i ka kryer gjitha punët rreth pranimit në instancat ndërkombëtare. Ai thotë se FFK në krye me Fadil Vokrrin, ka lobuar mjaft shumë, madje sipas tij, FFK është futur në të gjitha dyert aty ku është dashur lobimi, e shpeshherë sipas Salihut edhe më ‘dhunë’.

“Të them se paraprakisht i kemi bërë gjitha punët në mënyrën më të mirë të mundshme, tash e sa muaj duke lobuar, duke i përmbushur me argumente federatat sportive, edhe pse thuhet se politika nuk përzihet, megjithatë kjo e ka luajtur rolin e vet, sidomos në taborin tjetër kundërshtar. Prandaj sipas gjitha fjalëve, ku i keni parë edhe vet zyrtarët e UEFA-s dhe FIFA-s, kanë treguar vullnet të jashtëzakonshëm, dhe përkundër procedurave të rënduara ligjore e kanë futur në rend ditë për votim, kjo është një arritje e madhe për ta futur në votim, sepse kemi pasur probleme ligjore, sepse e dini me statut çfarë thuhet. Përpos kësaj FIFA në Kongresin e FIFA me insistimin e UEFA-së është gjetur një modul ligjor, është formuar një e ashtuquajtur byro, ju e dini ku katër zyrtarë kanë qenë nga UEFA dhe FIFA, dhe është mundësuar që të hynë në rendi ditë. Unë jam optimist dhe pas 25 viteve, tani jemi para një momenti shumë të rëndësishëm, para një momenti historik për futbollin e Kosovës”, tha Salihu.

Ai mendon se FFK ka bërë punën e duhur rreth ndërkombëtarizmit, por Salihu falënderon edhe Ministrinë e Jashtme, e sidomos MKRS-në, e që sipas tij, më punën e FFK bashkë me këto ministri tashmë Kosova ndodhet para këtij momenti historik.

“Po e them sinqerisht se kam thënë kurrë, por po e them se ndoshta edhe më tepër për arsye se kemi hyrë në çdo derë të mundshme, nga njëherë edhe më ‘dhunë’, ku e kemi shkel veten, edhe Fadil Vokrri dhe unë, dhe kemi arritur që të gjithë së bashku te jemi në këtë moment. Duhet me potencuar se edhe shteti, edhe Ministria e Punëve të Jashtme, e sidomos Ministria e Kulturës, por edhe Memli Krasniqi (ish-ministër i sportit), por edhe ministria e tashmë, kanë pasur vullnet të jashtëzakonshme dhe gjithmonë i kanë hapur dyert dhe në këtë drejtim mendoj se gjithçka është bërë më kohë”, ka theksuar Salihu.

Ai është i vetëdijshëm se infrastruktura sportive në vendin tonë, nuk është në nivelin e duhur për ndeshjet ndërkombëtare, por ai është i bindur se mund të punohet më shumë në këtë drejtim në mënyrë që skuadrat dhe përfaqësuesja jonë të ketë infrastruktura më të mirë sportive për garat ndërkombëtare.

“Ajo do të shihet, ne vizituam stadiumin ‘Adem Jashari’, ku kemi pasur inspektor për inspektimin e fushave te UEFA-s të cilët janë të licencuar dhe ka shumë vërejtje të cilat duhet t’i përmirësojmë, dhe disi duhet me ia filluar, dhe duhet ta kuptojmë se izolimi 25 vjeçar ka lënë gjurmët e veta. Ne duhet t’ia fillojmë dhe besoj se çdo gjë do të bie në vend të vetin”, ka pohuar Salihu.

Ai beson se më kohë do të intervenohet në përmirësimin e kushtet në stadiumet, ku klubet dhe përfaqësuesja e Kosovës do t’i zhvillojë ndeshjet ndërkombëtare.

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

La Liga
Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Liga e Kampionëve
Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas asaj që bënë në stadiumin e Atletico Madridit

Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas asaj që bënë në stadiumin e Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Doncic shënon numrin rekord të pikëve për Lakers, Curry bën historinë me numrin e trepikëshave

Doncic shënon numrin rekord të pikëve për Lakers, Curry bën historinë me numrin e trepikëshave

NBA
Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori