Salah tregon se si e filloi karrierën futbollistike, dështimin me Chelsean dhe suksesin me Liverpoolin, bashkëpunimin me Coutinhon si dhe zbulon idolin e tij
![Salah tregon se si e filloi karrierën futbollistike, dështimin me Chelsean dhe suksesin me Liverpoolin, bashkëpunimin me Coutinhon si dhe zbulon idolin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/02/marca-780x439.jpg)
Mohamed Salah ka dhënë një intervistë për gazetën e përditshme spanjolle Marca.
Futbopllisti i lindur në vitin 1992, deri më tani ka shënuar 21 gola në Ligën Premier, ku për golashënuesin e vitit konkurron me Harry Kane (22), por edhe për Këpucën e Artë është në garë me Edinson Cavanin (21) e Lionel Messin (20).
Ai ka folur gjerë e gjatë rreth karrierës futbollistike, duke përfshirë edhe periudhën e dobët te Chelsea, paraqitjet te Roma si dhe shpërthimin te Liverpooli.
“Nuk fitoja sepse nuk luaja shumë lojëra. Kisha një vit qëndrimi, por për herë të parë u paraqita pas gjashtë muajsh. Shkova në Fiorentinë, shënoja gola, pastaj në Romë luaja shumë mirë dhe u ktheva në Angli. Por kjo nuk është çështje e suksesit apo jo. E zgjodha Liverpoolin sepse është një klub i madh, kemi lojtarë fantastikë dhe një ekip pabesueshëm. Doja të kthehesha në Angli dhe kur mu ofrua mundësia të shkoja në Liverpool, isha shumë i lumtur. Dhe ja ku jam tani”, tha Salah.
Reprezentuesi egjiptian më tuje ka folur për Philippe Coutinhon, i cili u transferua gjatë verës te spanjollët e Barcelonës.
” Më mungon gjithsesi! Ai ishte miku im, një djalë shumë i mirë, i uroj të gjitha më të mirat në Barcelonë. Ai është një lojtar i pabesueshëm, me shumë cilësi. Si person është shumë i qetë. Jam krenar që kam luajtur në krah të tij”, tha egjiptiani.
” Unë kam komentuar tashmë se në futboll gjithçka mund të ndodhë. Ne do të përpiqemi të punojmë shumë dhe ta fitojmë çdo lojë. Jam shumë i emocionuar për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kampionëve”, tha Salah, ku Liverpooli do të takohet me Porton.
Salah gjithashtu foli edhe për fëmijërinë dhe se si e filloi karrierën futbollistike.
“Si një fëmijë normal. Isha në rrugë gjatë gjithë ditës, më pëlqente futbolli. Këtë e kam pasur gjithnjë në kokë. Çdo hap që mora, ëndrrat po më bëheshin më të mëdha. Por në thelb kam luajtur me shokët e mi në rrugë. Unë nuk isha një nxënës i mirë. Sa herë që kam një mundësi, shkoj në Egjipt. Gjithmonë ndihem i lumtur kur kthehem në vendlindje dhe kurrë nuk do ta harroj”
“Isha fëmijë kur luajta në një klub në Egjipt. Kontraktorët arabë mu ofruan kur isha 16 vjeçare dhe trajneri më dërgoi në ekipin e parë. Aty fillova të ëndërroj vërtet për të qenë një profesionist. Megjithëse isha vetëm 16 vjeçar dhe shumë i ri, në atë moment i thashë vetes se kjo ishte mundësia ime dhe nuk doja ta humbja. Që nga ai moment fillova të punoja shumë për të qenë një lojtar i mirë”.
“Nuk ishte e lehtë. Kur erdha nga Egjipti në Evropë, nuk e flisja gjuhën e atij vendi. Familja ime ishte në Egjipt dhe nuk është e lehtë të udhëtosh i vetëm, por ishte i qartë nga fillimi se nuk doja të kthehesha. Kisha dy rrugë – të bëhesh lojtar i nivelit të lartë ose të shkoja në pension [qesh]. E dija që nuk kisha mundësi të kthehesha. Unë nuk e shihja veten duke luajtur disa muaj dhe më pas të kthehem. Kjo nuk ishte në mendjen time”, shtoi Salah.
Dhe për fund, 26-vjeçari tregoi se ishte adhurues i lojës së Francesco Tottit “Isha gjithashtu në gjendje të luaja me Tottin, e cila ishte një ëndërr për mua. Kur isha fëmijë, ai ishte idhulli im dhe pastaj duke luajtur krahas tij ishte shumë e madhe. Kam mësuar shumë prej tij. Jam shumë krenar që luajta me një nga idhujt e mi”.
Ndryshe, sulmuesi i krahut deri më tani ka luajtur 25 ndeshje për Liverpoolin dhe ka shënuar 21 gola në Ligën Premier. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/rumani-kosove-780x439.jpg)
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën
![Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/barcelona1-780x439.jpg)
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë
![Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/owen-ronaldo-gerrard-780x439.jpg)
Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur
![Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collina-2-780x439.jpg)
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002
![Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/milan-1-780x439.jpg)
Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit
![UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/03/chl-780x439.png)
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi