Kosova i ka dy misione diplomatike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E ka një ambasadë në Washington që drejtohet nga Ilir Dugolli, dhe një Konsullatë të Përgjithshme në New York, që udhëhiqet nga Blerim Reka.
Përmes qasjes në dokumente publike nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Kallxo.com ka siuguar të dhënat mbi shpenzimet që janë bërë për këta dy misionarë shtetërorë, duke filluar nga pagat, shpenzimet për sigurime shëndetësore, për telefoni mobile, qiratë e rezidencave, drekat zyrtare e deri te shpenzimet për derivate.
Për qiranë e rezidencës së ambasadorit Ilir Dugolli, nga arka e shtetit janë dhënë 45 mijë e 130 euro e 60 centë për një vit, apo 3 mijë e 760 euro për muaj.
Më e kushtueshme ka dalë rezidenca e konsullit të përgjithshëm Blerim Reka. Për qiranë e saj janë paguar 58 mijë euro e 710 në vit, apo rreth 5 mijë euro në muaj.
Çmimi mesatar kombëtar i qirasë në Shtetet e Bashkuara është 1,372 dollarë apo 1,264.48 euro, sipas të dhënave të tregut të qirave të gushtit 2023 nga Lista e Apartamenteve.
Bazuar në të dhënat e MPJD-së, për shpenzimet që misioni në Washington i ka bërë me derivate, janë paguar 5 mijë e 127 euro e 14 centë, ndërkaq për ato në New York, 3 mijë euro.
Për drekat zyrtare të shtruara nga ambasada e drejtuar nga Dugolli janë paguar 12 mijë euro e 860 euro e 86 centë, ndërkaq për ato të konsullatës në krye me Blerim Rekën janë paguar 9 mijë e 200 euro e 18 centë.
Për sigurimin shëndetësor të ambasadorit Dugolli nga buxheti i Kosovës janë dhënë 37 mijë e 476 euro, ndërkaq për sigurimin shëndetësor të Blerim Rekës janë shpenzuar 25 mijë e 258 euro e 32 centë.
Për telefoni mobile, Ilir Dugolli ka shpenzuar 2 mijë e 368 euro, kurse Blerim Reka 260 euro.
Paga mujore e Dugollit gjatë vitit 2023 ka qenë 5 mijë e 768 euro e 60 centë, ndërkaq ajo e Blerim Rekës 6 mijë e 609 euro e 28 centë.
Me një observim në ueb-faqet kredibile ekonomike që operojnë në Amerikë si Forbes, paga mesatare vjetore në Washington në vitin 2023 ishte 72,350 dollarë apo 66,675.23 euro, ndërkaq në New York paga mesatare vjetore në vitin 2023 ishte 74,870 dollarë apo 68,992.33 euro.
Marrë në tërësi, gjithnjë duke u bazuar në të dhënat e ofruara nga MPJD, rezulton se paga vjetore e ambasadorit Dugolli ka qenë 69 mijë e 577 euro e 92 centë, ndërsa paga vjetore e ambasadorit Reka ka rezultuar të jetë 79 mijë e 311 euro e 36 centë.
Nga muaji shkurt 2024, ambasadorëve të Kosovës, si rezultat i hyrjes në fuqi të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për Ligjin për paga në sektorin publik, u janë kthyer pagat me sistemin e vjetër.
Përveç pagës mujore, ambasadorët e Kosovës që nga viti 2023 përfitojnë edhe nga Rregullorja për kompensime përmes së cilës përfaqësuesi diplomatik kompensohet për shpenzimet e fëmijëve nën moshën 18-vjeçare. Për fëmijën e parë llogaritet shtesa prej 10 për qind e pagës mujore; për fëmijën e dytë, 8 për qind; për fëmijën e tretë, 6 për qind, kurse për katër e më shumë fëmijë llogaritet shtesa prej 5 për qind e pagës mujore.
Kosova në vitin 2023 përveç lobimit të bërë nga dy ambasadorët, kishte paguar edhe dy persona tjerë përmes një kontratë të lobimit.
Ministria e Punëve të Jashtme e ka shpallur sekrete këtë kontratë të lobimit, që ia ka dhënë Avni Mustafajt dhe Afërdita Rakipit. Por, kjo kontratë në vlerë 147 mijë euro është e mbyllur vetëm në Prishtinë, pasi që e njëjta është publikuar nga Departamenti i Shtetit për Drejtësi në SHBA.
Të dy shqiptarët në Amerikë deri në qershor të vitit 2024, do të ofrojnë këshilla strategjike, avokim dhe komunikim me degët legjislative dhe ekzekutive të qeverisë amerikane për të avancuar marrëdhëniet dypalëshe mes SHBA-së dhe Qeverisë së Kosovës. /Kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Haradinaj: Nuk është krim që LDK të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen

Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

Rama i reagon Speciales që nuk lejoi Thaçin në varrimin e babait të tij: Gjykatë e turpshme

Gjykata Speciale nuk lejon Hashim Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait

Grenell mbështet Ramën, riposton reagimin e tij kundër Gjykatës Speciale në rastin e Thaçit

Eksperti i kriminalistikës paralajmëron: Pranvera, sezoni i grabitjeve të armatosura në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Balenat 45 tonëshe “mbrojnë” zhytësin nga peshkaqeni, pamjet bëhen virale

“Më arrestuan”, Anisa Veseli rrëfen detajet e përballjes me pronaren e klinikës që e mashtroi për të trajtuar sëmundjen e saj

Kërkesa e politikanit francez për kthimin e Statujës së Lirisë nervozon mbështetësit e Trumpit: Eja, merre

Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

“Unë nuk flas në kamera me të e t’i them më fal” - Egli ‘sulmon’ Gjestin për ish-partneren