LAJMI I FUNDIT:

Sa milionë euro i fitoi Reali pas het-trikut të Ronaldos?

Sa milionë euro i fitoi Reali pas het-trikut të Ronaldos?

Real Madrid u kualifikua në gjysmëfinale, por edhe fitoi një shumë të konsiderueshme parash pas fitores 3-0 ndaj Wolfsburgut në Santiago Bernabeu.

Cristiano Ronaldo realizoi het-trik në fitoren e Real Madridit ndaj Wolfsburgut,që i kualifikoi ata në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Por, fitorja e madhe që erdhi në përmbysje të disavantazhit 2:0 nga dueli i parë në Gjermani, i ka sjell klubit madrilen edhe një shumë të konsiderueshme parash, raporton e përditshmja sportive madrilene “AS”.


Fitorja ndaj Wolfsburgut, dhe kualifikimi në gjysmëfinale i solli Real Madridit një total prej 8.5 milionë euro.

Po ashtu, Ronaldo i dha një mbështetje të madhe trajnerit Zinedine Zidane i cili ishte nën presion të madh pas humbjes në duelin e parë nga Wolfsburg.