Sa goditjeve mund t’u rezistohet!
Thuhet diku se popujt e vjetër kanë tendencë vetëshkatërrimi! Pastaj janari është një muaj që ngrinë dhe prenë fatin e një kombi. Derdhet gjak shesheve të Tiranës në kohë demokracie, në agun e të mirës e Prishtina “vret” qytetarët e vet me zgjedhje të mjegullta. Beogradi në një qosh fërkon duart duke pritur një kundërshtar të lodhtë. Shllagu i këtij trishtimi janari është Dick Marty…
Në këtë janar të ftohtë një komb i tërë është shndërruar në prodhues ngjarjesh. Disa nga to i bënë vetë, të tjerat të huajt. Sajesa apo të vërteta ato godasin dhembshëm mbi kurrizin e tij edhe ashtu të dëmtuar. Është e pakuptueshme por, për të keq, bota e sheh një këtë komb të cilit, jo rrallë gjatë historisë i është dhënë ndëshkimi absurd. Ndryshon qëndrimi kur këtij kombi mund t’i bie mirë nëse çmohet si tërësi!
Nuk ka sesi të mos na dhembin shumë ato që ndodhin në këtë janar të ftohtë. Të mos na krijohet ndjesia se kombi është në një ring, gati më duar të lidhura, me referë gati të anshëm dhe me më shumë se një kundërshtar. Ai goditet nën brez, në fytyrë, prapa koke, pamëshirshëm. Gjithkund. Për më keq, në vend të përballjes, ky komb fatprerë nis dhe godet edhe vetveten. Në këtë gjendja ai kafshon pjesë të trupit të tij, për t’i dhënë këtij kuadri edhe pak gjak që të tjerët s’po e nxjerrin dot!
Ky është kombi im që thuhet se kryetrimin mesjetar, Gjergj Kastriotin – Skënderbeun, e humbi në janar, si dhe shumë figura tjera të rëndësishme. Është mallkim ky muaj, apo mërzia e stinës i çartë mendjet shqiptare!? I çartë dhe u kërkon vetëshkatërrim si përkujtesë për humbjet, një mazoizëm absurd! Një vetëbesim i tepruar sikur i një lundërtari që midis deti vrimon barkën e tij të arnuar, që tallet me vdekjen…që pret pjesë trupi pa menduar se gjymtimi është i pakthyeshëm.
Thuhet se popujt e vjetër kanë tendencë vetëshkatërrimi! A është kjo formulë së cilës duhet besuar dhe pastaj të mbyllet kaptina e trishtë e janarit 2011?
Kombi shqiptar ka marrë disa goditje tepër të fuqishme nga të cilat nuk e ka të lehtë të gjejë derman. Gjithçka mund të thonë politikanët, por shija e ithët tashmë është krijuar në opinionin botëror: se në Kosovë, përveç luftës çlirimtare, është bërë gjoja edhe luftë për organe njerëzore, dhe se koka e tërë kësaj është gjoja elita e sotme politike! Si mund të jetë kjo një akuzë që shkrin në mars! Goditja ka nxirë, jo vetëm të kaluarën e kombit tim, por ia ka trandur edhe rrugën përpara.
Dhe çfarë i dhamë botës si përgjigje? Një palë zgjedhjesh të stërzgjatura dhe plotë dyshime e përfolje. Kjo sa për t’u ndihmuar atyre që gjithmonë e kanë notuar keq kombin tonë. E për ironi, sindroma e pjesës tjetër të kombit, mosnjohja e zgjedhjeve, ka shenja të bartet edhe në Prishtinë. Mosnjohja është rruga që e ligjëron veprimin e çfarëdollojtë në luftën për pushtet. Pastaj edhe dhunën, ndjekjet, burgosjet dhe vrasjet.
Pikërisht në kohën kur kombi bëhej një në mbrojtjen ndaj akuzave të Dick Marty, në Tiranë, sikur rrufeja në mot pa re, goditen themelet e shtetit që ngadalë po merr fizionominë e një vendi normal, sikur krejt Evropa e civilizuar. Për më keq, ajo që dukej kërkesë për mbrojtje vlerash u shndërrua në rrëmujë, anarki, dhunim institucionesh dhe vrasje demonstruesish. E për fatin e keq të të dyja palëve, prijësit e anëve kundërshtare vetëm sa shtrënguan dhëmbët, të gatshëm për ‘beteja’ të reja! E ç’janë raportet e rrezikshme të Marty-it apo Martve tjerë, ndaj kombit sesa vetë mëria e brendshme, sesa xanxa shqiptare! Nga çfarë arsye e pamend mund të sajohet një skenë e tillë në Tiranë, në këto momente? Apo mos ishte momenti vendimtar për ndryshime për ta hutuar Marty-in dhe të tjerët si ai? E pamundur!
Një aktor që tashmë më shumë po luan me kipcat e tij nga lozha, sesa vetë (Beogradi) s’ka sesi të mos ndjehet shumë komod në betejën për shpërfytyrimin e shqiptarëve. Në skenën e përgjakshme edhe vetë shqiptarët po ngjajnë si kipca të së keqes. Nuk thashë të Beogradit, sepse kjo është stereotip i njerëzve që nuk duan ta shohin vetveten në pasqyrë. Por ngjashmëri të tmerrshme kipcash të huaj ka. Ka në Tiranë dhe në Prishtinë.
Kurthi i janarit 2011 për kombin është i rëndë, gjurmëlënës, sëmurës. Edhe pse është stinë dimri, shtrati i dergjës është gjeja e fundit që duhet të na shkojë ndërmend. Këndellja duhet nisur nga mendja. E mendja e një kombi është inteligjenca e tij. Ajo shtresë që në momente të caktuara ka ditur ta bëjë detyrën e vet. Politika duhet t’i thërras këndelljes përmes trurit të kombit. Gjërat janë të përnjëmendta, çasti po ashtu. Koha u ikën gjithmonë atyre që hutohen dhe nuk duan të vendosin. Le të bëjmë hapin e parë vetë. Të tjerët do të na pasojnë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëEdhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin