LAJMI I FUNDIT:

Rutte pritet të takohet me Trumpin me dyshime ende të varura mbi angazhimin e SHBA

Rutte pritet të takohet me Trumpin me dyshime ende të varura mbi angazhimin e SHBA

Shefi i NATO-s, Mark Rutte do të takohet sot në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e SHBA, Donald Trump.

Kjo vjen pasi Trump kërcënon një ndryshim të madh në politikën ndaj aleancës, i cili mund të ketë një ndikim të madh, transmeton Telegrafi.

Vendimi i administratës Trump për t’u lidhur me presidentin rus Vladimir Putin për luftën në Ukrainë, ka hedhur dyshime mbi angazhimin afatgjatë të Amerikës si për sigurinë evropiane ashtu edhe për vetë NATO-n.


Trump gjithashtu u ka bërë thirrje vendeve evropiane që janë pjesë e NATO-s të shpenzojnë shumë më tepër për mbrojtjen e tyre, sesa objektivi prej 2 për qind që NATO kërkon.

Nëse Rutte ka shqetësime për veprimet e Trump, ai nuk po e thotë këtë publikisht.

Përkundrazi, ai po i kërkon presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky që të rindërtojë lidhjet me Trump pas një takimi të tensionuar mes të dyve në shkurt.

Duke folur për BBC, Rutte tha se i kishte thënë Zelensky-t “duhet të respektojmë” atë që Trump ka bërë për Ukrainën deri më tani. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Partitë gjermane arrijnë marrëveshje për ndryshimin kushtetues, duke hequr “frenën e borxhit”

Partitë gjermane arrijnë marrëveshje për ndryshimin kushtetues, duke hequr “frenën e borxhit”

Evropa
Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

Botë
I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Botë
Koha për riarmatosjen e Evropës, BE-ja shpalos planin

Koha për riarmatosjen e Evropës, BE-ja shpalos planin

Evropa
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Paralajmëron Zelensky: Putin do ta refuzojë marrëveshjen, ai nuk thotë jo drejtpërdrejt, i zvarrit gjërat

Paralajmëron Zelensky: Putin do ta refuzojë marrëveshjen, ai nuk thotë jo drejtpërdrejt, i zvarrit gjërat

Botë
Kalo në kategori