Zyrtarët rusë thonë se kanë përfunduar një operacion për të larguar civilët nga qyteti jugor Kherson përpara një beteje të pritshme me forcat ukrainase.
Të paktën 70 mijë civilë thuhet se kanë kaluar lumin Dnipro, në atë që Ukraina i ka quajtur deportime të detyruara, transmeton Telegrafi.
“Ne po përgatisim Khersonin për mbrojtje”, tha komandanti i milicisë ruse, Alexander Khodakovksy.
“Ne po nxjerrim popullsinë civile jashtë, në shumë mënyra duke i zgjidhur duart tona”.
Rajoni jugor Kherson i Ukrainës ishte një nga katër zonat e Ukrainës të aneksuara muajin a kaluar nga presidenti rus Vladimir Putin, pavarësisht se Rusia nuk kishte kontroll të plotë mbi asnjërën prej tyre.
Qyteti Kherson u pushtua menjëherë pas Rusia nisi pushtimin në muajin shkurt, por në javët e fundit forcat ukrainase kanë çliruar në mënyrë të qëndrueshme territorin në bregun perëndimor ose të djathtë të Dnipro-s. Vija e frontit është 30 kilometra larg qytetit, sipas zyrtarëve ukrainas.
Zyrtarët e instaluar nga Rusia kanë paralajmëruar për një sulm në kryeqytetin rajonal në të ardhmen e afërt. Megjithatë, ministri i mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov, e ka përshkruar kundërsulmin si vërtet të vështirë për shkak të terrenit të ashpër dhe motit me shi që e bëjnë më të vështirë përdorimin e mjeteve luftarake me rrota. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëCNN siguroi pamjet: Rusët vranë pa mëshirë ushtarët ukrainas që u dorëzuan
Çfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?
Pretendon se fle vetëm 30 minuta në ditë, bodybuilderi japonez zbulon "sekretin e tij të jetëgjatësisë"
BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?
Riorganizimi i qeverisë së Zelenskyt - kush është ku në kabinetin e ri
Parlamenti ukrainas miraton rifomatimin e qeverisë së Zelenskyt
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?
Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët
Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi
Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga "dështakët"
San Marino merr fitoren e parë pas më shumë se 20 vitesh