Rusia po përpiqet të përdorë kërcënimet bërthamore për të dekurajuar mbështetësit perëndimorë të Kievit që të ofrojnë ndihmë ushtarake përpara një kundërsulmi të pritshëm, sipas një vlerësimi të ri.
Duke folur të martën, ministri rus i mbrojtjes Sergei Shoigu përdori një “retorikë të ringjallur të shantazhit bërthamor”, sipas Institutit për Studimin e Luftës (ISW) me qendër në Uashington, përcjell Telegrafi.
Shoigu mbrojti vendimin e Rusisë për të transferuar armë bërthamore në Bjellorusi, duke thënë se NATO kishte rritur trajnimet luftarak dhe të zbulimit në kufijtë e Rusisë.
Ai tha se ndihma perëndimore për Ukrainën “rrezikon një zgjerim të konsiderueshëm të konfliktit”.
Veç tij, presidenti rus Vladimir Putin tha më 25 mars se Rusia do të vendosë armë bërthamore në Bjellorusinë fqinje, një nga aleatët më të vendosur të Moskës.
Kjo ishte hera e parë që Kremlini kishte lëvizur drejt vendosjes së armëve bërthamore ruse jashtë vendit që nga rënia e Bashkimit Sovjetik.
Edhe ambasadori rus në Bjellorusi, Boris Gryzlov, më vonë tha se armët do të “zhvendosen afër kufirit perëndimor” të Bjellorusisë, në afërsi të shumë vendeve të NATO-s.
Rusia ka përshkallëzuar kërcënimet e saj bërthamore kundër vendeve perëndimore që mbështesin qeverinë e Kievit që nga fillimi i armiqësive të gjithanshme në shkurt të vitit 2022.
Bjellorusia u përdor nga forcat ruse për të nisur përpjekjet e tyre pushtuese dhe Minsku ka qenë publikisht mbështetës i luftës.
Shoigu “përforcoi kërcënimet ekzistuese bërthamore ruse” të martën, tha ISW, duke u thënë komandantëve ushtarakë rusë se Bjellorusia kishte aeroplanë sulmues me aftësi bërthamore dhe sistemin raketor Iskander-M, të aftë për sulme bërthamore.
Por informacioni i Shoigut nuk ishte i ri, shtoi ISW, dhe “ka të ngjarë të ishte pjesë e një operacioni informacioni”.
Putin do të takohet me udhëheqësin e Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, të mërkurën dhe të enjten, konfirmoi Kremlini.
Në fund të muajit të kaluar, Putin tha se transferimi i armëve bërthamore nuk do të shkelte marrëveshjet e mospërhapjes, duke thënë se nuk kishte “asgjë të pazakontë” në këtë masë.
Në vazhdën e njoftimit, SHBA-të thanë se “nuk shohin ndonjë arsye për të rregulluar pozicionin tonë strategjik bërthamor dhe as ndonjë indikacion që Rusia po përgatitet të përdorë një armë bërthamore”.
Dhe siç vlerëson Newsweek, përcjell Telegrafi, deklaratat e Shoigu vijnë përpara ofensivës së pranverës të shumëpritur të Ukrainës.
Në këtë drejtim, në fund të marsit, ish-presidenti rus Dmitry Medvedev tha për mediat ruse se komandantët ushtarakë të Moskës po “llogaritnin” për një lëvizje nga Kievi dhe shtabi i përgjithshëm i Kremlinit “po përgatit zgjidhjet e veta”.
Ndryshe, zyrtarët ukrainas kishin theksuar rëndësinë e dërgesave të armëve nga Perëndimi për të qenë në gjendje të kryenin një kundërsulm të tillë dhe “ardhja e pajisjeve në Ukrainë ka të ngjarë të vendosë kushte për një kundërofensivë ukrainase”, shkroi ISW në fund të marsit.
Ndërkohë Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së njoftoi të martën një paketë të re ndihme sigurie prej 2.6 miliardë dollarësh për Ukrainën, duke përfshirë municion shtesë për sistemet raketore të artilerisë së lartë të Kievit (HIMARS), ndërsa Finlanda u bashkua zyrtarisht me NATO-n, duke i dhënë fund politikës së saj të mos-angazhimit ushtarak në përgjigje të agresionit të Rusisë në Ukrainë.
Një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane tha të martën se raundi i sapo-zbuluar i ndihmës ishte i përqendruar në “mbështetjen e ukrainasve për të ndryshuar dinamikën në terren”.
“Ne duam të ndihmojmë Ukrainën të përparojë dhe të mbajë pozicionet e saj në atë që ne presim të jetë një kundërofensivë ukrainase”, shtoi zyrtari në një konferencë të Pentagonit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Me veturë u përplas në këmbësorë në Mynih, lëndohen 15 persona – policia gjermane arreston shoferin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-131-380x233.jpg)
Me veturë u përplas në këmbësorë në Mynih, lëndohen 15 persona – policia gjermane arreston shoferin
![Musk thotë se qeveria amerikane duhet të “fshijë të gjitha agjencitë”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-130-380x233.jpg)
Musk thotë se qeveria amerikane duhet të “fshijë të gjitha agjencitë”
![Një aeroplan i ushtrisë amerikane rrëzohet në San Diego, katapultohen pilotët – kamerat e sigurisë regjistrojnë momentin rrëqethës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-129-380x233.jpg)
Një aeroplan i ushtrisë amerikane rrëzohet në San Diego, katapultohen pilotët – kamerat e sigurisë regjistrojnë momentin rrëqethës
![NASA e konfirmon, një asteroid po afrohet gjithnjë e më shumë drejt Tokës - shkencëtarët paralajmërojnë për dëmet që mund të shkaktojë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_5-18-780x439.png)
NASA e konfirmon, një asteroid po afrohet gjithnjë e më shumë drejt Tokës - shkencëtarët paralajmërojnë për dëmet që mund të shkaktojë
![Njihuni me ushtarët që vihen “në gjah” për të kapur udhëheqësit e lartë të regjimit të Assadit që terrorizuan Sirinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-127-780x439.jpg)
Njihuni me ushtarët që vihen “në gjah” për të kapur udhëheqësit e lartë të regjimit të Assadit që terrorizuan Sirinë
![Sekretari amerikan i Mbrojtjes thotë se SHBA nuk e tradhton Ukrainën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-125-780x439.jpg)
Sekretari amerikan i Mbrojtjes thotë se SHBA nuk e tradhton Ukrainën
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Gangsterët e Sicilisë ankohen se nuk po mund të gjejnë staf](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-126-780x439.jpg)
Gangsterët e Sicilisë ankohen se nuk po mund të gjejnë staf
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi