LAJMI I FUNDIT:

Rusia ‘paraqet listën e kërkesave’ për marrëveshje për t’i dhënë fund luftës

Rusia ‘paraqet listën e kërkesave’ për marrëveshje për t’i dhënë fund luftës

Moska akoma nuk ka kthyer përgjigje zyrtare ndaj propozimit të Uashingtonit për armëpushim, i cili do të ndalonte luftën për 30 ditë.

Por sipas dy burimeve të njohura me këtë çështje – dhe të cituara nga agjencia e lajmeve Reuters – Kremlini ka dhënë një listë kërkesash.

Zyrtarët nga të dyja palët kanë diskutuar kushtet gjatë tre javëve të fundit, thanë ata, transmeton Telegrafi.


Nuk është e qartë se çfarë saktësisht ka përfshirë Rusia në listën e saj, por burimet i përshkruan termat si të gjerë dhe të ngjashëm me atë që ka paraqitur më parë.

Këto kërkesa përfshinin:

Asnjë anëtarësim në NATO për Kievin;

Një marrëveshje për të mos vendosur trupa të huaja në Ukrainë;

Dhe njohja ndërkombëtare e pretendimit të Vladimir Putin ndaj Krimesë dhe katër provincave të Ukrainës.

Angazhimi i Putinit për një marrëveshje armëpushimi mbetet i pasigurt, me detaje ende për t’u finalizuar.

Disa zyrtarë amerikanë kanë frikë se Putini, një ish-oficer i KGB-së, do të përdorte një armëpushim për të intensifikuar përpjekjet për të ndarë SHBA-në, Ukrainën dhe Evropën dhe për të minuar çdo bisedim. /Telegrafi/