LAJMI I FUNDIT:

Rusia padashje është bërë furnizuesi kryesor i armëve në Ukrainë – Kievi ka arritur të sekuestroj qindra tanke e topa

Rusia padashje është bërë furnizuesi kryesor i armëve në Ukrainë – Kievi ka arritur të sekuestroj qindra tanke e topa

Një hetim i realizuar nga Wall Street Journal (WSJ), ka konstatuar se Rusia padashje është bërë furnizuesja kryesore me armë e Ukrainës, në këtë luftë që prej shtatë muajsh po zhvillohet.

Pavarësisht furnizimit me armë moderne nga vendet perëndimore, Ukraina ka arritur të krijojë rezerva tjera nga sekuestrimi i armëve ruse gjatë betejave të ashpra, transmeton Telegrafi.

Ato armë që po sekuestrohen nga rusët, forcat ukrainase po i përdorin kundër tyre e aty përfshihen tanket, topat e artileri të kalibrit të ndryshëm.


Në raport gjithashtu thuhet se ky kaos po i ndihmon forcat ukrainase të rikthejnë disa pjesë të rajonit Donetsk në lindje të Ukrainës – përfshirë qytetin Lyman, të cilin e rimorën javën e kaluar, pasi forcat e Kremlinit u tërhoqën nga frika se do të rrethohen në të gjitha anët.

WSJ citon zëvendëskomandantin e një batalioni të ukrainasve, Ruslan Andrikyo, i cili ka thënë se një batalion ka sekuestruar dhjetë tanke moderne ruse T-80 dhe pesë topa 2S5 Giatsing 152-mm, me të hyrë në qytetin në e Izyumit.

“Kemi aq shumë trofe sa që nuk po e dimë se çfarë të bëjmë me to. Kemi filluar si një batalion me mjete të lehta dhe tani jemi bërë një batalion i motorizuar”, shtoi ai.

WSJ pretendon se Ukraina ka sekuestruar 460 tanke ruse, 92 topa, 448 mjete të lehta luftarake, 195 tjera më të rënda dhe 44 sisteme raketore.

Madje është bërë e ditur se numri i armëve të sekuestruara, në fakt është shumë më i lartë sesa ai që deklarohet zyrtarisht. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Botë
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Botë
Kur vendet më të mëdha në botë do të arrijnë kulmin e popullsisë?

Kur vendet më të mëdha në botë do të arrijnë kulmin e popullsisë?

Botë
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Botë
Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Botë
Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Mali i Zi
Kalo në kategori