Franca tha se nuk do të pranojë ndërhyrjet e Rusisë ose të ndonjë vendi tjetër në zgjedhjet e saj presidenciale dhe se mund t’iu përgjigjet ndërhyrjeve të tilla me “masa hakmarrëse”.
Komentet e ministrit të Jashtëm francez, Jean-Marc Ayrault, vijnë disa javë pasi zyrtarë të inteligjencës amerikane kanë dalë me përfundim se hakerë të mbështetur nga Kremlini, kanë ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në SHBA më 2016, në favor të zgjedhjes së Donald Trumpit.
“Ne nuk do të pranojmë asnjë ndërhyrje në procesin tonë zgjedhor, as nga Rusia, as nga ndonjë shtet tjetër”, tha Ayrault.
Kandidati pro-evropian për president të Francës, Emmanuel Macron, akuzoi, pak ditë më parë, Moskën për sulme kibernetike në ueb-faqen dhe emailet e fushatës së tij.
Kremlini i hodhi poshtë akuzat duke i cilësuar si absurde.
Rusia po ashtu ka mohuar se ka ndërhyrë në zgjedhjet e nëntorit në SHBA, për t’i ndihmuar Trumpit që të mposhtë kandidaten demokrate, Hillary Clinton.
Në kohën kur partitë e mëdha në Francë luftojnë me skandale dhe ndarje të brendshme, Marine Le Pen nga partia e ekstremit të djathtë “Fronti Kombëtar” shihet si favorite në zgjedhje.
Sondazhet e nxjerrin atë dhe Macronin në balotazh. Le Pen është kritike e Bashkimit Evropian dhe mbështet politikën ruse në Ukrainë.
Meqë statusi i Macronit po rritet gjithnjë në sondazhe, mediat shtetërore ruse dhe ueb-faqet pro Kremlinit e kanë vënë atë në shënjestër të sulmeve.
Në janar, ministri i Mbrojtjes i Francës, Jean-Yves Le Drian, ka paralajmëruar se sulmet kibernetike në vendin e tij janë rritur në mënyrë dramatike gjatë tre vjetëve të kaluar dhe se zgjedhjet presidenciale të prillit mund të bëhen cak.
Rusia është fajësuar edhe për një sulm kibernetik në Parlamentin e Gjermanisë në vitin 2015. Politikanë gjermanë kanë paralajmëruar se zgjedhjet parlamentare të këtij vendi, që mbahen këtë vit, janë në rrezik nga “manipulime të jashtme” të hakerëve dhe të tjerëve që veprojnë për shtetin rus.
Paralajmërimet në Francë dhe në Gjermani vijnë pasi një raport i inteligjencës amerikane, i lëshuar më 6 janar, ka konstatuar se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, “ka urdhëruar” fushatë të sulmeve kibernetike dhe manipulimeve mediatike, me qëllim për të ndikuar zgjedhjet presidenciale në SHBA. /Rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim
Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?
"A doni që unë të shkoj të notoj?", Trump shkakton reagime të ashpra pas komenteve sarkastike mbi tragjedinë në Uashington
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos