LAJMI I FUNDIT:

Rusia konfirmon rifillimin e marrëveshjes së grurit në Detin e Zi

Rusia konfirmon rifillimin e marrëveshjes së grurit në Detin e Zi

Nga ministria ruse e Mbrojtjes, kanë bërë të ditur se Rusia do të rifillojë pjesëmarrjen e saj në marrëveshjen e grurit në Detin e Zi.

Moska pati pezulluar përfshirjen e saj në marrëveshje gjatë vikendit të kaluar, me pretekstin se nuk mund të garantonte sigurinë e anijeve civile që kalonin Detin e Zi për shkak të një sulmi në flotën e saj, transmeton Telegrafi.

Sot, ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se ka marrë garanci me shkrim nga Kievi, se nuk do t’i përdor korridoret e grurit në Detin e Zi për operacione ushtarake kundër Rusisë.


“Federata Ruse konsideron se garancitë e marra për momentin duken të mjaftueshme dhe rifillon zbatimin e marrëveshjes”, thuhet në kumtesën e ministrisë ruse.

Ky konfirmim vjen në kohën pasi kur Turqia njoftoi se Moska është pajtuar për rikthim dhe rifillimin e marrëveshjes për grurin në Detin e Zi, që ishte asistuar nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se marrëveshja do të vazhdojë” siç janë pajtuar palët. Kjo marrëveshje lejon shpërndarjen e miliona tonelatave të grurit ukrainas nëpërmjet Detit të Zi.

Kujtojmë që Moska kishte akuzuar Kievin për sulm me drona në flotën e saj në Detin e Zi përkatësisht në Krime – por Ukraina ka mohuar kategorikisht pretendimet se ishte e përfshirë në këtë sulm. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Botë
Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Botë
NATO vë aeroplanët ushtarakë në Poloni në gjendje gatishmërie pas sulmeve të reja ruse në Ukrainë

NATO vë aeroplanët ushtarakë në Poloni në gjendje gatishmërie pas sulmeve të reja ruse në Ukrainë

Botë
Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Botë
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë
A i dërgoi SHBA, 350 miliardë dollarë ndihmë Ukrainës?

A i dërgoi SHBA, 350 miliardë dollarë ndihmë Ukrainës?

Amerika
Kalo në kategori