LAJMI I FUNDIT:

Rusia gjobit Burger King-un

Rusia gjobit Burger King-un

Zyrtarët rusë kanë lëshuar gjobë për shkelje të dyshuara të sigurisë së ushqimit në zinxhirin amerikan të restoranteve Burger King dhe në zhinxhirin francez të supermarketeve Auchan.

Anna Popova, shefe e agjencisë ruse për mbrojtjen e konsumatorit, Rospotrebnadzor, ka thënë thënë se gjoba për Auchanin arrin mbi 372,000 dollarë dhe se “disa qindra” punëtorë janë pushuar nga puna.

Auchan është po ashtu subjekt i akuzave të agjencisë bujqësore të Rusisë, e cila thotë se disa prodhime të mishit të kësaj kompanie kanë dalë pozitive për bakteret E.Coli dhe listeria.


Këto zhvillime vijnë në kohën e tensioneve midis Francës dhe Rusisë për shkak të zgjatjes së sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Moskës.

Ndërkohë, agjencia Rospotrebnadzor ka shqiptuar gjobë prej 230,000 dollarësh edhe për 78 restorante Burger King, për, siç është thënë, një numër shkeljesh, nisur nga prania e E.Colit deri te ventilimi i dobët.

Tensionet midis SHBA-së dhe Rusisë janë në nivelin më të ulët që nga Lufta e Ftohtë, për shkak të ndërhyrjes së Moskës në Ukrainë. /Telegrafi/