LAJMI I FUNDIT:

Rusia e pranon se numri i viktimave nga COVID-19 është tre herë më i lartë sesa është raportuar

Rusia e pranon se numri i viktimave nga COVID-19 është tre herë më i lartë sesa është raportuar

Rusia thotë se numri i përgjithshëm i viktimave nga coronavirusi ishte tre herë më i lartë, sesa ishte raportuar më parë.

Sipas Al Jazeera, përcjell Telegrafi, kjo e bën Rusinë si vendin e tretë në botë për numrin më të lartë të viktimave.

Për muaj me radhë, presidenti rus, Vladimir Putin, është shprehur me mburrje për shkallën e ulët të vdekjeve në Rusi nga coronavirusi, duke u proklamuar në fillim të këtij muaji se kishte bërë një “punë më të mirë” se sa vendet perëndimore për sa i përket menaxhimit.


Ekspertët, përfshirë profesionistët mjekësorë dhe shkencëtarët e të dhënave, i kanë vënë në dyshim statistikat zyrtare për muaj me radhë, duke akuzuar njëherësh qeverinë për fshehjen e rasteve në vend.

Të hënën, zyrtarët rusë e pranuan se ishte e vërtetë.

Agjencia e statistikave Rosstat tha se numri i viktimave nga të gjitha shkaqet, të regjistruara midis muajit janar dhe nëntor, ishte rritur në 229 mijë, krahasuar me vitin e kaluar.

“Më shumë se 81 për qind e rritjes së mortalitetit gjatë kësaj periudhe është për shkak të COVID-19”, tha zëvendëskryeministrja Tatyana Golikova, që do të thotë se rreth 186 mijë rusë kanë vdekur nga coronavirusi gjatë vitit 2020. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si Ukraina, ashtu edhe Rusia duhet të 'të japin pak' për t'i dhënë fund luftës, thotë i dërguari i Trump

Si Ukraina, ashtu edhe Rusia duhet të 'të japin pak' për t'i dhënë fund luftës, thotë i dërguari i Trump

Botë
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet

Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet

Amerika
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington

A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington

Botë
Papa Françesku i drejtohet ukrainasve: Jini patriotë, refuzoni luftën, falni

Papa Françesku i drejtohet ukrainasve: Jini patriotë, refuzoni luftën, falni

Botë
BE thotë se 'do të përgjigjet me vendosmëri' nëse Trump vendos tarifa ndaj bllokut

BE thotë se 'do të përgjigjet me vendosmëri' nëse Trump vendos tarifa ndaj bllokut

Botë
Trump flet për

Trump flet për "ndikimin" që mund të kenë tarifat e vendosura tek amerikanët

Amerika
Kalo në kategori