LAJMI I FUNDIT:

Rusia dëshiron të shkatërrojë jetën normale të çdo qytetari evropian, thotë Zelensky

Rusia dëshiron të shkatërrojë jetën normale të çdo qytetari evropian, thotë Zelensky

Rusia dëshiron të shkatërrojë jetën normale të çdo qytetari evropian, ka thënë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Po përpiqet të sulmojë me varfëri dhe kaos politik ku ende nuk mund të sulmojë me raketa”, tha Zelensky në fjalimin e tij të rregullt të shtunën, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ai po fliste disa orë pasi Rusia tha se tubacioni i saj kryesor i gazit në Evropë nuk do të rihapet siç ishte planifikuar.


Ndryshe, Evropa akuzon Rusinë se përdor furnizimet e saj me gaz për të shantazhuar Evropën në mes të konfliktit të Ukrainës, gjë që Moska e mohon.

Çmimet e energjisë janë rritur që kur Rusia filloi agresionin mbi Ukrainë më 24 shkurt dhe furnizimet e pakta mund të rrisin kostot edhe më tej.

Madje ka frikë në rritje se familjet në BE nuk do të jenë në gjendje të përballojnë koston e ngrohjes këtë dimër.

Andaj, qeveritë në të gjithë kontinentin po mendojnë se çfarë masash të marrin për të lehtësuar krizën.

Në këtë drejtim, për shembull, Gjermania – një nga vendet më të prekura nga ndërprerja e furnizimit rus – njoftoi një paketë ndihme prej 65 miliardë eurosh.

Veç kësaj, Evropa po përpiqet të heqë dorë nga energjia ruse në një përpjekje për të zvogëluar aftësinë e Moskës për të financuar luftën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë
Përplasja Trump-Zelensky ishte

Përplasja Trump-Zelensky ishte "përshkallëzim i nxitur", thotë Merz i Gjermanisë

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori