LAJMI I FUNDIT:

Rusia akuzon për tradhti agjentët e FSB-së

Rusia akuzon për tradhti agjentët e FSB-së

Dy ish-ekspertë të sigurisë kibernetike në Agjencinë Ruse të Inteligjencës (FSB) dhe një tjetër në një formë teknologjike janë paditur në Rusi për tradhti.

Ish-anëtarët e FSB, pasuesja e KGB-së së famshme, Sergei Mikhailov dhe Dmitry Dokuchayev, si dhe Ruslan Stoyanov, shef ekzekutiv në firmën “Kasperski”, që krijon antiviruse, akuzohen se kanë punuar për interesat e SHBA.

Disa raporte të pakonfirmuara sugjerojnë arrestimi i tyre mund të ketë lidhje me pretendimet për sulmet kibernetike ruse gjatë fushatës elektorale në SHBA. Padia dhe identifikimi i të arrestuarve u bënë publike nga Ivan Pavlov, avokati i njërit prej tyre. Mediat ruse raportojnë se Mikhailov, ish-zëvendës shefi i Departamentit të Sigurisë Kibernetike në FSB, u arrestua në mënyrë dramatike dhe u nxor nga takimi ku ishte me kokën e mbuluar.


Si me çdo rast tradhtie, autoritetet ruse janë shumë të kursyera me detajet për akuzat dhe asgjë s’është bërë ende publike. Zëra të ndryshëm anonimë për mediat ruse thonë se arrestimet kanë lidhje me një firmë ruse që jep servera me qira dhe që akuzohet se është përfshirë në sulme kibernetike ndaj sistemeve të votimit në dy shtete amerikane, transmeton tch.

Zyrtarisht, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov mohoi që arrestimet të kenë lidhje me sulmet kibernetike ndaj SHBA, për të cilat Rusia nuk pranon asnjë përgjegjësi.

Në trend Botë

Më shumë
Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Evropa
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Kalo në kategori