LAJMI I FUNDIT:

Rusi që u përpoq t’i bashkohej ushtrisë ukrainase arrestohet nga shërbimi sekret i Rusisë

Rusi që u përpoq t’i bashkohej ushtrisë ukrainase arrestohet nga shërbimi sekret i Rusisë

Një shtetas rus që u përpoq të bashkohej me forcat e armatosura të Ukrainës është arrestuar dhe u dërgua në burg.

Banori i Abakan, i cili ndodhet në Republikën e Khakassia, u ndalua nga oficerët në aeroportin Krasnoyarsk në Siberi.

Ai tani përballet me 12-20 vjet burg për akuzat e “tentativës për tradhti”, raporton skynews.


Një deklaratë e lëshuar nga zyra e shtypit e FSB-së thoshte se “Shërbimi federal i sigurisë ka arrestuar një banor të Abakan në Republikën e Khakassia, i dyshuar për tentativë tradhtie”.

“Gjatë veprimeve operative-kërkuese, u konstatua se i arrestuari mori iniciativën për të kaluar në anën e armikut dhe për t’u bashkuar me forcat e armatosura të Ukrainës për të marrë pjesë në përbërjen e tyre në armiqësi. Për ta bërë këtë, ai kreu akte vandalizmi ndaj ndërtesave administrative të autoriteteve rajonale”, shkruan në njoftim.

Deklarata vazhdoi duke thënë se “Kur u përpoq të largohej përmes territorit të një prej vendeve të Komonuelthit të Shteteve të Pavarura në Ukrainë për t’u bashkuar me forcat e armatosura të Ukrainës, ai u ndalua në aeroportin Krasnoyarsk”.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm shtetin ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Komandanti në pension i NATO-s vlerëson se aksioni në Kursk të Rusisë dëshmon se

Komandanti në pension i NATO-s vlerëson se aksioni në Kursk të Rusisë dëshmon se "Ukraina mund të ketë sukses edhe pa këshillat perëndimore"

Botë
BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

Evropa
Kush janë aleatët kryesorë të Donald Trump në Evropë?

Kush janë aleatët kryesorë të Donald Trump në Evropë?

Botë
Donald Trump paralajmëron

Donald Trump paralajmëron "Luftën e Tretë Botërore" në atë që po vlerësohet si "përpjekje e fundit për të ndalur rritjen e Kamala Harris"

Amerika
Kina paralajmëron studentët se 'gratë e bukura dhe djemtë e pashëm' mund t'i joshin ata të spiunojnë

Kina paralajmëron studentët se 'gratë e bukura dhe djemtë e pashëm' mund t'i joshin ata të spiunojnë

Azia
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Evropa
Kalo në kategori