LAJMI I FUNDIT:

Rusi që dëshironte t’i bashkohej ushtrisë ukrainase, dënohet me pesë vjet burg

Rusi që dëshironte t’i bashkohej ushtrisë ukrainase, dënohet me pesë vjet burg

Rusi 22-vjeçar, banor i rajonit të Saratovit, u shpall fajtor pasi u kap duke u përpjekur që t’i bashkohet forcat ushtarake ukrainase.

Gjykata rajonale në Bryansk e dënoi Kirill Belousovin me pesë vjet heqje lirie dhe e dërgoi menjëherë në një burg të sigurisë së lartë, shkruan gazeta e pavarur ruse Novaya Gazeta.

Djaloshi punonte si arkëtar në një zinxhir dyqanesh ushqimore gjersa gjykata pretendon se ai vendosi të bashkohej me Legjionin e Lirisë Ruse, i cili ka në radhët e veta rusët që luftojnë në anën ukrainase.


“Për të arritur qëllimin e tij, Belousov filloi të komunikojë me një rekrutues ukrainas dhe të stërvitet në mënyrë aktive”, vuri në dukje gjykata duke mos ofruar asnjë provë.

Belousov “ndoqi udhëzimet e rekrutuesit” dhe arriti në Bryansk me tren, dhe më pas udhëtoi me autobus në një fshat në kufirin ukrainas, ku rusët e ndaluan atë.

“Sinqerisht pendohem dhe ju lutem mos më ndëshkoni ashpër”, citoi gjykata fjalët e të pandehurit, duke shtuar se ai e pranoi fajin.

Ndryshe, Gjykata Rajonale e Bryanskit deri më tani ka gjykuar edhe katër rusë të tjerë që kanë kërkuar t’i bashkohen ushtrisë së Ukrainës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Evropa
Kalo në kategori