LAJMI I FUNDIT:

Rusët refuzojnë ofertën e ukrainasve për shkëmbimin e të burgosurve myslimanë për nder të Ramazanit

Rusët refuzojnë ofertën e ukrainasve për shkëmbimin e të burgosurve myslimanë për nder të Ramazanit

Me rastin e Ramazanit, muajit të shenjtë për të gjithë myslimanët, Ukraina i ofroi Rusisë shkëmbimin e të gjithë robërve të luftës që i përkisnin religjionit Islam, por mori përgjigje negative nga Rusia.

Sipas Daria Zarivna, Këshilltare e Komunikimit e Shefit të Zyrës së Presidentit të Ukrainës, rusët nuk ishin të interesuar për shkëmbim.

Zelensky shtron iftar për ushtarët myslimanë: Tani e tutje kjo do të jetë tradicionale gjatë Ramazanit
Lexo po ashtu Zelensky shtron iftar për ushtarët myslimanë: Tani e tutje kjo do të jetë tradicionale gjatë Ramazanit

“Ne dolëm me një propozim për shkëmbimin e të burgosurve myslimanë në një format ‘të gjithë për të gjithë’ nga të dyja palët si shenjë respekti për kulturën dhe traditat e tyre. Fatkeqësisht, pala ruse e hodhi poshtë këtë ide”, tha ajo.


Sipas saj, kjo nismë është një nga shumë zgjidhjet kreative që negociatorët ukrainas ofrojnë për shkëmbimin e të burgosurve, raporton zeriamerikes në gjuhën ukrainase.

Që nga data 11 mars e vitit 2022, Shtabi Koordinues për Trajtimin e të Burgosurve të Luftës ka kryer gjithsej 39 shkëmbime, sipas Zyrës së Presidentit.

Gjithsej 1,993 persona u liruan, duke përfshirë 184 gra dhe 107 fëmijë. Shkëmbimi i fundit u bë më 3 prill. 12 ukrainas të tjerë u kthyen në shtëpi nga Rusia. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial

Botë
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?

Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?

Botë
Zelensky jep versionin e tij rreth telefonatës me Donald Trump

Zelensky jep versionin e tij rreth telefonatës me Donald Trump

Botë
Egjipti dhe Jordania theksojnë 'unitetin' për Gazën, bëjnë thirrje për rindërtim pa zhvendosje

Egjipti dhe Jordania theksojnë 'unitetin' për Gazën, bëjnë thirrje për rindërtim pa zhvendosje

Botë
BE thotë se do të përgjigjet me “kundërmasa të forta dhe proporcionale” ndaj tarifave të shpallura nga Trump

BE thotë se do të përgjigjet me “kundërmasa të forta dhe proporcionale” ndaj tarifave të shpallura nga Trump

Botë
Trump thotë se ka folur me Putinin: Negociatat për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë do të fillojnë

Trump thotë se ka folur me Putinin: Negociatat për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë do të fillojnë "menjëherë"

Botë
Kalo në kategori