LAJMI I FUNDIT:

Rusët në shok pas publikimit të pamjeve që tregojnë se si ukrainasit shkatërruan tri tanke dhe tetë automjete tjera luftarake – në vetëm tri orë

Rusët në shok pas publikimit të pamjeve që tregojnë se si ukrainasit shkatërruan tri tanke dhe tetë automjete tjera luftarake – në vetëm tri orë

Në disa pamje të publikuara në internet, që i atribuohen Brigadës së 72-të të Mekanizuar të Ukrainës dhe datës 30 janar, duket një kolonë automjetesh ruse që përparojnë në fshatin Novomykhailivka, të Donetsk.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet, të regjistruara me sa duket nga dronët ukrainas, tregojnë dronët kamikaze që “futen” në një seri tankesh ruse T-72 dhe një numër automjetesh luftarake.

Dhe pamjet më pas vazhdojnë në një seri shpërthimesh dhe automjetesh të dëmtuara rëndë.


Në vetëm tri orë, tri tanke ruse, deri në shtatë automjete luftarake MT-LB dhe një automjet luftarak BMP u shkatërruan, sipas llogarisë WarTranslated në platformën e mediave sociale X, e cila punon për të përkthyer materialet e luftës në gjuhën angleze.

BE-ja po i siguron Ukrainës 50 miliardë euro - si do të shpenzohen paratë?
Lexo po ashtu BE-ja po i siguron Ukrainës 50 miliardë euro - si do të shpenzohen paratë?

Kanalet ruse me ndikim që ndjekin përpjekjet luftarake të Moskës u “tronditën” nga shkatërrimi i kolonës së automjeteve, shkruante llogaria të mërkurën.

Rusia kishte tentuar një “sulm të pasuksesshëm në jugperëndim të qytetit të Donetsk”, me pamjet që tregonin “mjete të blinduara ruse të dëmtuara dhe të braktisura në veri dhe në jug të Novomykhailivka” në vazhdën e sulmit, sipas Instituti për Studimin e Luftës (ISW).

Tanket dhe mjetet e blinduara të Rusisë kanë parë humbje të mëdha në luftimet në Donetsk muajt e fundit, veçanërisht rreth vendbanimit të sulmuar Avdiivka, në verilindje të Novomykhailivka.

Rusia ka bërë disa fitime në vijën e frontit, por ka paguar për ato pjesë të vogla të territorit me humbje të konsiderueshme automjetesh. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
A mundet SHBA-ja t'ia

A mundet SHBA-ja t'ia "vrasë" armët Evropës - ekspertët shprehin shqetësimin për "çelësin e vdekjes"

Amerika
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Botë
Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Amerika
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Kalo në kategori