Rusi, Ballkan, bazë ushtarake, heshtje zyrtare! Një ngjarje e denjë për skenaret e filmave të spiunazhit ka ndodhur tre muaj më parë në Shqipëri. Ashtu si në romanin e Kadaresë, lufta e ftohtë është ringjallur sërish në Pashaliman.
Një grup shtetasish rusë janë ndaluar nga Policia e Vlorës në bazën e Pashalimanit. Zyrtarisht, askush nuk jep asnjë informacion mbi këtë ngjarje të ndodhur tetorin e kaluar. Por edhe burime të rezervuara japin versione të ndryshme, duke nisur nga numri i personave të përfshirë.
Top Channel ka mësuar se më 14 tetor të vitit të shkuar disa shtetas rusë dhe një shoqërues shqiptar janë ndalur nga policia. Ata janë prezantuar si gazetarë, pjesë e televizionit “Kanali 5”, me seli në Shën Petërburg dhe kanë pasur për qëllim realizimin e një dokumentari mbi pasojat që sjell anëtarësimi në NATO i vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në mesin e tyre ishte dhe Sergej Belous, një emër jo i panjohur në mediat ruse. Belous, një muaj para kësaj ngjarjeje ishte ndaluar në Kosovë, ndërsa rreth 3 vite më parë u raportua se ai ishte arrestuar nga autoritetet ukrainase.
Ndalimi i tyre konfirmohet si nga burime ushtarake, policore por edhe diplomatike, por konstatimet e secilës palë janë kontradiktore. Burime nga ushtria thonë per Top Channel se kanë qenë 3 turistë që vizitonin mozaikun e Orikumit.
Mozaiku ndodhet midis kufirit të parë dhe atij të dytë të bazës dhe lejohet çdo turist ta vizitojë. Ata shtojnë se, edhe sikur të merrnin foto prej aty ku ishin, ato foto nuk do të ishin më të sakta sesa ato që gjenden në internet.
“Atyre u janë kontrolluar aparatet dhe për sa kohë që s’kanë pasur asgjë kompromentuese janë lënë të lirë, por nën survejim, siç kanë qenë edhe para se të vizitonin Orikumin”, thonë burime inteligjente ushtarake për Top Channel.
Por një tjetër variant kanë burimet policore. Sipas tyre, dy fuoristrada me xhama të zinj me 5 shtetas rusë kaluan traun e postobllokut të Pashalimanit në muajin tetor.
Ata paraqitën kërkesë që të shihnin parkun turistik të Orikut. Por më pas, sipas të njëjtave burime, ata shkuan sipër bazës deri tek Kepi i Gjuzës.
Shërbimi i policisë ushtarake nisi ndjekjen e rusëve dhe bashkë me policinë shqiptare u bashkuan oficerë amerikanë që ndodheshin në bazën e Pashalimanit, duke i ndaluar ata në Fier. Në makinë rusëve iu gjetën aparate fotografike. Sipas burimeve policore, të pestë ata u shoqëruan direkt në aeroport dhe u dëbuan.
Top Channel iu drejtua Ambasadës së Federatës Ruse në Tirane lidhur me këtë ngjarje. Në përgjigjen e saj pohohet thelbi i ngjarjes se: “3 gazetarë rusë nga “Kanali 5” dhe shoqëruesi i tyre shqiptar iu drejtuan Ambasadës për ndihmë më 14 tetor 2016, pasi ishin ndaluar nga policia shqiptare në Vlorë. Gazetarët u liruan për arsye se nuk zhvilluan asnjë veprimtari të paligjshme”.
Por sipas ambasadës, rusët e ndaluar nuk u përzune nga Shqipëria nga aeroporti i Rinasit. “Pas lirimit, pjesëtarët e ekipit të xhirimit u nisën vetë për në Malin e Zi për të pasqyruar ngjarjet në prag të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura në këtë vend më 16 tetor 2016”, vijon reagimi i selisë diplomatike.
Po ashtu, Ambasada Ruse në Tiranë shton se, komentet e bëra mbi faktin se personat e ndalur ishin “agjentë rusë të maskuar si gazetarë” janë tërësisht spekulime dhe se Sergej Belous nuk është shtetas rus, por ukrainas.
Prej asaj kohe, baza e Pashalimanit është vënë nën ruajtjen e Gardës së Republikës. Në fund, vetëm një gjë është e sigurtë, rusët erdhën, u ndaluan dhe ikën, sërish si dikur, po në Pashaliman./tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës