LAJMI I FUNDIT:

Rukiqi: Videoja e Kurtit tregon panik e nervozë

Rukiqi: Videoja e Kurtit tregon panik e nervozë

Anëtari i LDK-së, Berat Rukiqi, ka thënë se kjo parti ka paralajmëruar se në Qeverinë Kurti ka elemente korruptive.

Sipas Rukiqit, për dallim prej qeverive të kaluara, qeveria e tanishme e mbron çdo zyrtar të vetin, pavarësisht se ka fakte e indikacione të qarta për shumë raste dhe për më tepër, sipas tij, mbrohen para kryeministrit të vendit, Albin Kurti.

“Kurti në adresimin e sontëm nuk reflektoi siguri për atë çka po e thotë, por reflektoi nervozë e frikë dhe sigurisht ka një arsye të caktuar për këtë dhe ne besojmë që vetë afërsia e kryeministrit dhe njerëzve rreth tij me personazhin kryesor të kësaj afere, pronarin e kompanisë “Bukë e Zemër” që ka porositur rezervat shtetërore, në këtë rast Rivdani, i ka jep mjaftueshëm arsye kryeministrit që të shfaqë këtë nervozë dhe të del në mënyrë të paprecedentë ta mbrojë një rast i cili është krejt në fillim të hetimeve”, tha Rukiqi në “Edicioni Special” në Klan Kosova.


Tutje, Rukiqi tha se nuk është detyrë e Kurtit që t’i sulmojë prokurorët, organet e rendit dhe mediat, teksa shtoi se në rastin e rezervave shtetërore, ka elemente të krimit të orangizuar.

“Ne mendojmë që janë edhe elementet e një krimi të organizuar në kuptim të asaj se qysh ka rrjedhur jo vetëm kjo aferë por edhe aferat e kaluara. Pra, janë elemente që duhet të hetohen, e sidomos te ky rast pasi ka indikacione se ka ndërlidhje me nivele të larta të këtij pushteti. Fakti që ka reaguar me këtë video, tregon një element paniku te kryeministri për këtë rast.  Ky është nivel i komunikimit në regjime diktatoriale”, tha a

Në trend Lajme

Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori